Analiza Postuar më 4 Janar 2025, 12:33

Mbi 90,000 mjete të regjistruara për herë të parë/ Volswagen, Benz dhe Audi market e prefereruara të shqiptarëve

Nga Armela Duka

Mbi 90,000 mjete të regjistruara për herë të parë/

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për periudhën janar–nëntor 2024, rezulton se janë regjistruar gjithsej 90,882 mjete për herë të parë. Ndër to, autoveturat zënë pjesën dërrmuese, me 83.7% të totalit të mjeteve të regjistruara. Përsa i përket pronësisë, 78.3% e mjeteve të janë në emër të individëve, ndërsa pjesa tjetër prej 21.7% i përket subjekteve juridike

“Scan Intel” ka analizuar shifrat edhe në terma mujorë për të kuptuar dinamikën në tregun e makinave. Të dhënat tregojnë se muaji me më shumë regjistrime ka qenë Qershori me 10,724 mjete të regjistruara, i ndjekur nga Maji  me 10,670 mjete dhe Prilli  me 9,660 regjistrime. Ndërsa muajt me më pak regjistrime kanë qenë Nëntori dhe Janari.

Sipas ndarjes gjeografike, qarku i Tiranës kryeson me një numër të lartë prej 37,993 regjistrimesh, ose mbi 40% të totalit kombëtar. Pas Tiranës, vijnë Durrësi me rreth  14,500 regjistrime dhe Fieri me 7,520 regjistrime.Qarqet me më pak regjistrime përfshijnë Gjirokastrën, Peshkopinë dhe Kukësin.  

Sa i përket markave të autoveturave, dominon Volkswagen-i me 24.3% të totalit të regjistrimeve, ndjekur nga Mercedes-Benz me 17.4% dhe Audi me 12.8%. Përsa i përket vitit të prodhimit, pjesa më e madhe e autoveturave janë 0–4 vjeç (53.3%), ndërsa 25% janë të kategorisë 5–8 vjeç. Mjetet mbi 15 vjeç përbëjnë vetëm 12.4% të totalit.

Regjistrimet sipas shtetit të origjinës tregojnë se Koreja e Jugut  zë vendin e parë me 17,395 mjete, ndjekur nga Italia me 16,304 dhe Gjermania me 16,030. Ndër vendet me më pak regjistrime janë Holanda, Franca dhe Belgjika.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat