Mbi 8400 aplikime online për leje ndërtimi/ Gjatë 5 muajve, Marsi dhe Prilli shënojnë numrin më të lartë
Sektori i ndërtimit në Shqipëri vijon të tregojë shenja të forta dinamike dhe interesi të lartë nga qytetarët dhe investitorët. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga platforma shtetërore e-Albania, në pesë muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 8429 aplikime për Leje Ndërtimi (e-Lejet), duke dëshmuar për një prirje të qëndrueshme drejt zhvillimit urban dhe rigjallërimit të tregut ndërtimor në vend.
Muaji janar u mbyll me 1,460 aplikime, ndërsa në shkurt numri i kërkesave u rrit në 1,651. Rritja kulmoi në muajin mars me 1,879 aplikime, duke shënuar pikën më të lartë të periudhës së raportuar. Edhe në prill u regjistrua një shifër e lartë prej 1,812 aplikimesh, ndërsa në maj pati një rënie të lehtë me 1,627 kërkesa të reja.
Këto shifra tregojnë një interes konstant për ndërtim, si në sektorin privat ashtu edhe atë institucional, si dhe dëshmojnë për efikasitetin e procedurave të digjitalizuara përmes platformës elektronike shtetërore.
Ndërkohë të dhënat e INSTAT për 3-mujorin e parë të vitit 2025 treguan se vetëm 258 leje ndërtimi ishin miratuar, gjithashtu edhe sipërfaqja e ndërtimit do të ulej por ndërkohë vlera e investimit shënonte rritje.
Ndërtimet për banim përbënin pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 188 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 215.418m².
Ndërsa ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zunë pjesën tjetër me 70 leje dhe 119.719m² sipërfaqe.
Digjitalizimi i shërbimeve publike ka lehtësuar ndjeshëm aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në marrjen e lejeve ndërtimore, duke reduktuar ndjeshëm burokracitë dhe kohën e pritjes. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit dhe në shtimin e iniciativave ndërtimore në të gjithë territorin e vendit.

Itali, makinat me naftë Euro 5 “dalin në pension” - Disa rajone do të kufizojnë qarkullimin e tyre për të reduktuar emetimet
Nga 1 tetori i ardhshëm, makinat me naftë që përmbushin standardin Euro 5 nuk do të jenë më në gjendje të qarkullojnë lirisht në Lombardi, Piemonte, Veneto......

Tejkalojmë BE për energjinë nga hidrocentralet - Raporti i OECD: Shqipëria, intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit
Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin në drejtim të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me Agjendën e......

Barcelona planifikon zgjerimin e aeroportit - Investimi prej 3.2 miliardë eurosh do të rrisë ndjeshëm kapacitetin
Katalonja ka dhënë miratimin që operatori i aeroportit Aena të kryejë një zgjerim prej 3.2 miliardë eurosh të aeroportit Barcelonë-El Prat, u tha gazetarëve......

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit për infrastrukturën
Projekti hekurudhor Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza", konsoderohen si histori suksesi për Shqipërinë. Sekretariati i ......

Migrantët e dëbuar nga SHBA, drejt Kosovës? - Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Deri 50 persona në një vit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......

Interes i shtuar për energjinë diellore - Dy aplikime pranë MIE me kapacitet total të instaluar 33 MW
Sektori privat ka shtuar ndjeshëm interesin për të investuar në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Së fundmi, pranë Ministrisë së Infrastrukturës......

Britania, mbi 14 mld paund për projektin bërthamor - Centrali pritet të furnizojë me energji rreth 6 mln shtëpi
Britania e Madhe do të investojë 14.2 miliardë paund për të ndërtuar centralin bërthamor Sizewell C në Anglinë juglindore. Vendi po kërkon të ndërtojë......

Investitorët ekzistues “joshen” nga Shqipëria/ Fitimet kthehen në investime. Kapitali i huaj vijon të qëndrojë në vend
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në tremujorin e parë të vitit 2025, duke prekur shifrën e 362 milionë eurove, sipas të......