Mbi 45% e shqiptarëve blenë online gjatë vitit 2025/ Rrobat dhe ushqimi dominojnë porositë. Rriten aftësitë teknologjike në vend

Shqipëria po përjeton një nga fazat më dinamike të digjitalizimit, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT mbi përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nga grupmosha 16–74 vjeç. Statistikat tregojnë se interneti është bërë pjesë thelbësore e jetës së përditshme, duke e shndërruar vendin në një shoqëri ku komunikimi, informacioni dhe konsumi digjital po rriten me ritme të shpejta.
Një tjetër tregues i rëndësishëm i digjitalizimit është e-commerce. Sipas INSTAT, 45.4% e popullsisë së moshës 16–74 vjeç kanë kryer blerje online në 12 muajt e fundit, duke shënuar një rritje prej rreth 3 pikë përqindje. Tendenca e konsumit online shfaqet më qartë te produktet e stilit të jetesës, ku rrobat, këpucët dhe aksesorët zënë peshën më të madhe me 96.5% të blerjeve. Ndërkohë, porositë e ushqimit në shtëpi nga restorantet apo fast food-et përbëjnë 61.1% të transaksioneve digjitale. Vetëm në tre muajt e fundit, 26.1% e qytetarëve kanë bërë blerje online, duke përforcuar idenë se platformat e shitjeve dhe shërbimeve në internet janë bërë pjesë e zakoneve të konsumit të përditshëm. Rritjen më të madhe nga viti I shkuar e ka pësuar blerja e ushqimeve .
Sipas raportit, 86.2% e qytetarëve përdorin internetin, dhe 96.4% e tyre hyjnë online disa herë gjatë ditës. Kjo tregon një varësi të theksuar ndaj aksesit të menjëhershëm të informacionit, komunikimit dhe shërbimeve digjitale. Smart phone mbetet mjeti dominues ku thuajse të gjithë përdoruesit, 99.9%, lidhen në internet përmes smartphone-it, ndërsa më pak qytetarë përdorin laptop (41.2%) apo kompjuterë desktop (20.9%). Edhe komunikimi përmes rrjeteve sociale është tashmë standard, me 99.1% të përdoruesve që kryejnë thirrje nëpërmjet Viber-it apo WhatsApp-it.
Aksesueshmëria në internet në nivel familjar është gjithashtu pothuajse universale. Të dhënat tregojnë se 97.7% e familjeve shqiptare kanë lidhje interneti, një tregues i qartë i transformimit digjital në infrastrukturë. Shumica e familjeve, rreth 92.1%, përdorin lidhje fikse, ndërsa 99.3% mbështeten në rrjete celulare 3G dhe 4G, duke siguruar lidhshmëri të vazhdueshme në çdo moment.
Në tre muajt e fundit para zhvillimit të anketës, është vërejtur një rritje e dukshme e përdorimit të shërbimeve digjitale. Kërkimi i informacionit për produkte dhe shërbime ka shënuar rritjen më të madhe, me 10.7 pikë përqindje. Po ashtu, përdorimi i internet banking ka njohur rritje prej 7.7 pikë përqindje, duke reflektuar besimin gjithnjë e më të madh të qytetarëve tek shërbimet financiare online. Edhe pjesëmarrja në rrjetet sociale, përfshirë krijimin e profileve apo ndërveprimin e rregullt, është rritur me 5.7 pikë përqindje.
Më të vizituarat
''Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet"/ Rama nga Berati: Ndryshon vetëm drejtimi vendor
Kryeministri Edi Rama u ndal pas Gjirokastrës e Vlorës, në Berat ku zhvilloi takim informues në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative......
Kosova me Qeveri të re/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti u zgjodh me 62 vota pro, tetë kundër dhe asnjë abstenim,......
"Industria e mbrojtjes prioritet strategjik"/ Nufi: Gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi, Nufi......
Reforma Territoriale/ Rama nga Gjirokastra: Synim, organizimi më racional dhe përfaqësim më i drejtpërdrejtë
"Reforma e re territoriale, synon organizim më racional të funksioneve në nivel vendor, duke sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të njësive......
Kryeministri Rama, mesazh administratës/ “Çdo shkelje afati, duhet të ketë përgjegjës dhe kosto”
Kryeministri Edi Rama, cilëson se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Çdo dalje nga afati duhet......