Mbi 108 mijë shqiptarë aktivë në tregun e punës në SHBA / Megjithatë, 41.3% e familjeve emigrante përfitojnë nga ndihma sociale e shtetit

Të dhënat e publikuara nga Anketa e Komunitetit Amerikan ofrojnë një panoramë më të thelluar mbi mënyrën se si shqiptarët në Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuar në tregun e punës, duke reflektuar jo vetëm nivelin e punësimit, por edhe shkallën e integrimit ekonomik mes brezave. Statistikat tregojnë se komuniteti shqiptar vijon të mbetet një nga komunitetet emigrante më aktive në aspektin e angazhimit në punë, veçanërisht tek gjenerata e parë.
Nga statistikat rezulton se në SHBA ka rreth 206 mijë emigrantë shqiptarë. Sipas shifrave, mbi 108 mijë shqiptarë mbi moshën 16 vjeç janë të punësuar në SHBA, ku pesha kryesore bie mbi emigrantët e gjeneratës së parë, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit. Ky tregues dëshmon se ardhja e parë në SHBA është shoqëruar kryesisht me qëllime ekonomike dhe integrim të shpejtë në tregun e punës, shpesh në sektorë që kërkojnë angazhim të lartë dhe stabilitet afatgjatë. Ndërkohë, gjenerata e dytë, e lindur ose e rritur në SHBA, shfaq një profil më të diferencuar, ku puna shpesh kombinohet me arsimimin dhe specializimin profesional.
Nga ana tjetër, niveli i papunësisë në komunitetin shqiptar mbetet relativisht i ulët, me rreth 6,800 persona që rezultojnë të papunë, një shifër që sugjeron një shkallë të mirë përfshirjeje në tregun e punës krahasuar me komunitete të tjera emigrante. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme, rreth 46 mijë shqiptarë, nuk janë pjesë aktive e forcës së punës. Kjo kategori përfshin studentë, pensionistë, prindër që qëndrojnë në shtëpi apo individë që, për arsye të ndryshme, nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive.
Një tjetër element domethënës është prania e shqiptarëve në Forcat e Armatosura të SHBA-së, ku 235 persona shërbejnë aktualisht, duke reflektuar një nivel të lartë besimi dhe integrimi institucional. Gjithashtu Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në platformën e tij sociale Truth Social dy tabela që pasqyrojnë të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në SHBA, mes të cilave bëjnë pjesë edhe familjet me origjinë shqiptare. Statistikat tregojnë se rreth 41.3% e familjeve shqiptare emigrante në SHBA përfitojnë nga skemat e asistencës sociale të shtetit amerikan. Në këto të dhëna përfshihet gjithashtu edhe Kosova, ku sipas tabelave, 46% e familjeve emigrante që jetojnë në SHBA rezultojnë përfituese të ndihmës sociale.
Live TV
Konferenca e 10-të Shqipëri–BE, Rama: Një tjetër hap vendimtar drejt vendit tonë të drejtë në BE
Pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian në Luksemburg u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama me......
Ndërtimet pa leje, ç’do bëhet? - Shteti do përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar
Objektet e konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit do të mund të përfundohen nga shteti dhe më pas t’u dorëzohen qytetarëve që kanë lidhur kontrata......
Sa banorë prek reforma? 15 bashkitë që shkrihen kanë rreth 9.4% të popullsisë së Shqipërisë
Shqipëria do të ketë 46 bashki, nga 61 që ka aktualisht. Reforma e re administrativo-territoriale, e miratuar nga Kuvendi më 9 tetor, parashikon shkrirjen e......
Investime në infrastrukturë - Rikonstruksion unazave urbane në Ballsh, Fushë Krujë dhe Elbasan
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për projektimin dhe zbatimin e punimeve për rikonstruksionin e unazave urbane në Ballsh, Fushë Krujë dhe......

