Analiza Postuar më 13 Maj 2025, 11:49

“Maternitetet pa radhë”, lindjet bien ndjeshëm/ Bilanci natyror kthehet negativ në tremujorin e parë 2025

Nga Xhorxhina Deda

“Maternitetet pa radhë”, lindjet bien ndjeshëm/ Bilanci

Shqipëria ka shënuar një shtesë natyrore pozitive të popullsisë gjatë vitit 2024, me 1,208 lindje më shumë se vdekje, por kjo diferencë është ngushtuar ndjeshëm krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë, tendenca për vitin aktual duket shqetësuese. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, lindjet ranë me 14.1%, ndërsa vdekjet u ulën me 5.8%, duke çuar bilancin natyror të popullsisë në territorin shqiptar në shifrën negative prej minus 883 personash.

Qarku i Tiranës vijon të mbajë peshën më të madhe si në lindje, ashtu edhe në vdekje. Gjatë vitit 2024, në kryeqytet erdhën në jetë 9,006 foshnje, ndërsa numri i vdekjeve arriti në 5,609. Në të kundërt, qarku i Gjirokastrës vijon të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve, me vetëm 336 raste gjatë vitit të kaluar, dhe Kukësi ka numrin më të ulët të vdekjeve me 533 raste.

Edhe pse të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2025 janë ende paraprake dhe në proces rishikimi, tendenca është e qartë, rënia e lindjeve po përshpejtohet, ndërsa vdekjet mbeten në nivele relativisht të qëndrueshme. Kjo dinamikë e re demografike, e karakterizuar nga një shtesë natyrore gjithnjë e më e ulët, është një sinjal i fortë për institucionet dhe shoqërinë shqiptare mbi nevojën për politika të reja mbështetëse për familjen, lindshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Qarku me rënien më të madhe të lindjeve përgjat tremujorit të parë të vitit është Kukësi me 22.9%, ndërsa qarku me rënien më të ulët prej 4% është Berati. Shqetësues është fakti që në tre muajt e parë të vitit në të gjitha qarqet e vendit vërehet rënie e lindjeve. Gjirokastra ka shënuar numrit më të të ulët me 76 lindje gjithsej.

Sa i përket fataliteve, në tremujorin e parë të vitit aktual rritja më e madhe është shënuar në qarkun e Shkodrës me 4.3%, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar në Dibër me 20.4%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat