Marrëdhënia e Shqipërisë me partnerët tregtarë/ Shtetet që u tërhoqën dhe ato që forcuan bashkëpunimin gjatë 2024
Të dhënat e fundit mbi tregtinë e jashtme të Shqipërisë për periudhën Janar-Dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ofrojnë një panoramë të qartë mbi dinamikat e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar më tej lidhur me situatën e eksporteve të cilat pësuan një rënie të ndjeshme në pothuajse të gjitha tregjet kryesore. Konkretisht, eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar kanë pësuar ulje drastike prej 77%, me Austrinë kanë rënë me 44%. Ndërsa, eksportet drejt Gjermanisë dhe Greqisë kanë shënuar rënie përkatësisht me 5% dhe 18%.
Ndër të gjitha tregjet, vetëm eksportet drejt Kinës kanë shënuar një rritje të moderuar prej 3.5%. Kjo shifër nënkupton një potencial për diversifikimin e eksporteve shqiptare drejt tregjeve aziatike, duke e larguar varësinë e madhe nga BE-ja.
Ndryshe nga eksportet, importet kanë shënuar rritje me gjysmën e vendeve partnere gjë që sinjalizon për vazhdimësinë e bashkëpunimit ekonomik. Sipas shifrave, rritja më e madhe e importeve me vendet partnere që janë pjesë e BE është me Greqinë dhe SHBA-në dhe Turqinë. Krahasuar me vitin e kaluar importet janë përkatësisht 19.7%, 18.5% dhe 14.2% më shumë.
Nga ana tjetër, disa vende jashtë BE-së kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e importeve si përshembull, Kosova e cila mban vendin e parë duke regjistruar një rritje të importeve me 33.5% në harkun kohor të një viti. Megjithatë, disa vende shënuan ulje drastike të importeve nga Shqipëria. Eksportet me Kroacinë janë46.3% më pak, më pas renditet Zvicra me 29.8%. Ndërsa Rusia dhe Ukraina, kanë shënuar ulje respektivisht me 11.7% dhe 8.8%.
Sondazh

“Ekonomia globale, në rrezik nga ndryshimet klimatike” - Sipas raportit, katastrofat natyrore mund të përgjysmojnë rritjen ekonomike
Rritja ekonomike globale mund të bjerë me 50% midis 2070 dhe 2090 nga goditjet katastrofike të ndryshimeve klimatike, nëse nuk ndërmerren veprime të......

Kina na gjendet pranë në “ditë të vështira”/ Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2024. Eksportet në krizë për shkak të euros
Tregtia e jashtme ka regjistruar një rënie vjetore mjaft të lartë gjatë vitit të kaluar, tregojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. “Scan......

Deklarimi i DIVA/ Kush përfiton kompensim për fëmijët? - 48 mijë lekë për çdo të mitur. Pritet udhëzimi i Financave për formularët
31 marsi është afati i fundit për të punësuarit me të ardhura bruto mbi 1 mijë euro në muaj apo të ardhura vjetore 12 mijë euro në vit si dhe për të dy......

Analiza/ Çfarë janë DATACENTER, biznesi multimilionësh që mund të vijë edhe në Shqipëri?
Nga Kreshnik KUÇAJ/ DATAROOM Pandemia COVID-19 dha disa leksione të rëndësishme për bizneset lidhur me nevojën për internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm,......

Në 2024 u zhdoganuan mbi 100 mijë automjete - Ardis Biba: Nuk po vijnë vetëm për tregun vendas, por edhe për rajonin
Viti që lamë pas shënoi një rekord për sa i përket automjeteve të importuara nga Lindja e Largët. Nga gati 100 mijë automjete të regjistruara, rreth 18.5% e......

Greqia, 223 mln euro për sistemet e ngrohjes - Programi mbulon pjesërisht shpenzimet për familjet
Qeveria greke ka shpallur një program të ri mbështetjeje prej 223.2 milionë eurosh për të lehtësuar përdorimin e sistemeve të gjelbra të ngrohjes për......

Importi i farave në bujqësi, përcaktohen rregullat e reja - Kriteret për regjistrimin në Katalogun Kombëtar, rastet kur lejohen OMGJ-të
Qeveria ka forcuar rregullat sa i takon importit të farave për produkte të ndryshme që kultivohen në vend. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjit......

Tregu i lirë, çmimet e energjisë për 2025-ën - FTL miraton tarifat për tensionin 10 kV, kontrata 1-vjeçare për bizneset
Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE group ka miratuar tarifat që do të aplikojë për klientët në tension 10kV, që kanë dalë në tregun e liberalizuar të......