Mallrat e importit kushtuan më lirë/ Në 2025-ën, ranë çmimet e produkteve energjetike dhe ato industriale

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 107.4 (me vit bazë 2021=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, çmimet e importeve shënuan një ulje prej 0.5%, ndërsa në raport me tremujorin e tretë të vitit 2025 u regjistrua një rritje shumë e lehtë.
Rënia vjetore është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve në sektorin e energjisë elektrike, gazit dhe ajrit të kondicionuar me 4.1%, si edhe nga sektorët e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve (-0.8%) dhe industria nxjerrëse (-0.5%). Ndërkohë, industria përpunuese që zë peshën më të madhe në importet me rreth 94% shënoi një ulje të lehtë prej 0.3%.
Brenda industrisë përpunuese, rënia më e madhe e çmimeve u vu re te konfeksionet (-1.5%), metalurgjia (-1.1%), produktet e kauçukut dhe plastikës (-1.0%) dhe tekstilet (-0.9%). Nga ana tjetër, disa produkte shënuan rritje çmimesh, si produktet e duhanit (+1.3%), mobiljet (+1.2%) dhe aktivitetet e shtypshkrimit (+0.8%).
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e importit patën luhatje të vogla. Ulje u regjistruan në sektorët e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve (-0.7%), energjisë (-0.6%) dhe industrisë nxjerrëse (-0.5%), ndërsa industria përpunuese shënoi një rritje minimale prej 0.1%, e ndikuar kryesisht nga përpunimi i produkteve ushqimore dhe prodhimi i mobiljeve.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë për një stabilizim të lehtë të kostove të produkteve të importuara në fund të vitit 2025, me lëvizje të moderuara të çmimeve në sektorët kryesorë industrialë.
Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH, shqyrtohet shpërndarja e fitimit, miratohet raporti vjetor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i......
Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit
Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një......
Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara
Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka......
Fuqia punëtore e qeverisë amerikane ka rënë me 12% që nga shtatori 2024
Fuqia punëtore civile e qeverisë amerikane u tkurr me 12% midis shtatorit 2024 dhe janarit 2026, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të mërkurën, duke......
Lindja e Mesme, udhëtimet pothuajse pezull, lufta rrezikon deri 56 miliardë dollarë humbje në turizëm
Për industrinë e turizmit në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit, pasojat e konfliktit parashikohen të jenë të rënda. Përshkallëzimi i konfliktit......
Kosova do të rinisë në prill liberalizimin e tregut të energjisë për kompanitë e mëdha
Qeveria e Kosovës do të rinisë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset e mëdha muajin e ardhshëm, një vit pas planifikimit fillestar, i......
Treguesit e 2025, rritja e PBB-së në Maqedoninë e Veriut u përshpejtua në 3.5%
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut u zgjerua me 3.5% në terma realë në vitin 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi u rrit me 3% në......
Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe......


