Lufta ndryshon hartën e importit të karburanteve/ Arabia Saudite zëvendëson Indinë në periudhën Mars-Prill 2026

Lufta në Lindjen e Mesme po ndryshon hartën e importeve të lëndëve djegëse në Shqipëri, me zhvendosje të dukshme të furnitorëve kryesorë gjatë muajve mars-prill 2026. Të dhënat tregojnë se disa furnitorë që kishin peshë të madhe një vit më parë kanë humbur terren, ndërsa Arabia Saudite, Greqia dhe Algjeria janë forcuar ndjeshëm.
Në mars-prill 2025, importet e lëndëve djegëse në vlerë dominoheshin nga India, me rreth 2.37 miliardë lekë. Pas saj renditeshin Arabia Saudite me 1.65 miliardë lekë, Greqia me 1.62 miliardë lekë dhe Turqia me 1.35 miliardë lekë. Peshë të rëndësishme kishte edhe Kuvajti, me rreth 1.2 miliardë lekë.
Por një vit më pas, renditja ka ndryshuar ndjeshëm. Në mars-prill 2026, Arabia Saudite u kthye në furnitorin kryesor në vlerë, me rreth 6.45 miliardë lekë importe, gati katër herë më shumë se një vit më parë. Greqia u rendit e dyta me 2.86 miliardë lekë, ndërsa Algjeria arriti në 1.88 miliardë lekë. Turqia mbeti ndër furnitorët kryesorë, por me rënie të lehtë në vlerë, nga 1.35 miliardë lekë në 1.29 miliardë lekë.
Ndryshimi më i fortë vihet re te India, e cila nga furnitori kryesor i vitit të kaluar ra në vetëm 215 milionë lekë importe në mars-prill 2026, me një tkurrje prej rreth 91%. Edhe Kuvajti dhe Izraeli dolën nga lista e furnitorëve për këtë periudhë, pasi importet nga këto vende ranë në zero.
Ndryshimet nuk shfaqen vetëm në vlerë, por edhe në peshë. Arabia Saudite rriti volumin e importeve nga 26.7 milionë kg në 58.4 milionë kg, ndërsa Greqia nga 13.7 milionë kg në 32.1 milionë kg. Algjeria po ashtu u rrit nga 15.6 milionë kg në 25.8 milionë kg. Në të kundërt, India ra nga 36.4 milionë kg në vetëm 2.1 milionë kg.
Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka zhvendosur ndjeshëm burimet e furnizimit me lëndë djegëse gjatë muajve të tensioneve në Lindjen e Mesme. Furnitorë si Arabia Saudite, Greqia dhe Algjeria kanë fituar më shumë peshë, ndërsa India, Kuvajti dhe Izraeli kanë humbur terren në tregun shqiptar të karburanteve.
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot trendin e tij rritës duke regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u......
Bizneseve u falen mbi 462 milionë euro detyrime - Si ndahet stoku i borxhit tatimor sipas vjetërsisë
Bizneset do të përfitojnë mbi 460 milionë euro detyrime tatimore të falura përmes ligjit për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, i cili ka nisur......
Shqipëria, destinacioni i ri i amerikanëve për jetesë/ Vendi, me kosto të ulët jetese dhe mundësi të mira investimi
Interesi i amerikanëve për të jetuar dhe investuar në Shqipëri po rritet ndjeshëm, me Tiranën dhe bregdetin shqiptar që po kthehen në destinacionet më të......
Janar-Prill, 81.2% e mjeteve të reja janë elektrike hibride - DPSHTRR: Tendencë në rritje për automjetet green në vend
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar shifrat mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar–Prill 2026, ku evidentohet......
Titujt qeveritarë, jo fitimprurës për qytetarët - AMF: Interes i ulët për të investuar paratë në bono thesari dhe obligacione
Ekzistojnë disa instrumente ku shqiptarët mund të investojnë paratë e tyre, një ndër to edhe titujt qeveritarë. Pavarësisht se bonot e thesarit dhe......
Greqia do të prodhojë galium - Investimi prej 340 milionë euro për lëndën e parë kritike
Një investim prej 340 milionë euro, që i mundëson Greqisë prodhimin e galiumit për të mbuluar 100% të nevojave të BE-së, u miratua nga komiteti ndërministror......
SHBA zgjasin heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse - Synohet të ndihmohen vendet e cënueshme të prekura nga lufta në Iran
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi një tjetër zgjatje 30-ditore të përjashtimi nga sanksionet që lejon blerjet e naftës ruse të transportuar......
“Rezervat e naftës po shterohen me shpejtësi” - Shefi i IEA-s, Fatih Birol: Kanë mbetur vetëm për disa javë
Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, tha se rezervat komerciale të naftës po pakësoheshin me shpejtësi dhe kanë mbetur vetëm disa javë......


