Lodrat, nëntori shënon rekordin e tretë më të lartë/ Kina, Italia dhe Austria furnizuesit kryesorë të tregut
Gjatë periudhës së festave, importi i produkteve të ndryshme përjeton një rritje të ndjeshme, veçanërisht në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Kjo është një tendencë e zakonshme që shfaqet kryesisht gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Analiza e “Scan Intel” bazuar në të dhënat e INSTAT tregon se importi i lodrave këtë nëntor ka shënuar rekordin e tretë më të lartë që nga janari i vitit 2005 që të dhënat janë të disponueshme për këtë kategori.
Konkretisht, importi i lodrave gjatë muajit të 11-të të këtij viti arriti në 508 milionë lekë duke reflektuar një rritje me 50.7% krahasuar me nëntorin e vitit 2023 dhe një rritje me rreth 52% krahasur me nëntorin e vitit 2022. Rikujtojmë se rekord shënoi edhe muaji nëntor i vitit 2021, vlera e të cilit arriti në vlerën e 636 milionë lekëve. Ndërkohë, importi i lodrave për 11-mujorin e vitit 2024 arriti në 3.2 miliardë lekë, nga 2.8 miliardë që ishin vitin e kaluar në këtë periudhë.
Por cilët janë furnizuesit kryesorë të lodrave për Shqipërinë? Sipas të dhënave për periudhën Janar-Nëntor 2024, Kina vazhdon të kryesojë listën si furnizuesi më i madh i lodrave në Shqipëri, duke mbajtur një peshë prej 65.9% në importin total. Ky rezultat pasqyron dominimin e saj global në prodhimin e lodrave, falë kostove konkurruese krahasuar me vendet e tjera.
Italia, e renditur e dyta, përfaqëson 6.3% të importeve me një total prej 2.02 miliardë lekësh. Austria pozicionohet në vendin e tretë duke zënë një peshë prej 4.4%. Vlera e importeve me Austrinë arriti në 141 milionë lekë.
Spanja dhe Bullgaria janë gjithashtu pjesë e listës së 10 vendeve kryesore furnizuese. Importet nga këto shtete përbëjnë përkatësisht 4.1% dhe 3.4% të totalit, me vlera prej 129 milionë dhe 109 milionë lekësh. Nga ana tetër, Turqia kontribuon me një peshë prej 3.3%, duke regjistruar një total prej 106 milionë lekësh.
Ndërsa Kina, Italia dhe Austria, përfaqësojnë burimet kryesore të furnizimir të lodrave në tregun shqiptar edhe shtete të tjera si Cekia, Greqia, Shtetet e Bashkuara, dhe Gjermania kanë kontribuar gjithashtu. Vlerat e regjistruara për këto shtete variojnë nga 21 deri në 69 milionë lekë, duke theksuar diversitetin dhe aksesin në produkte nga shtete të ndryshme të botës.
Sondazh

Banka Botërore rrit parashikimin për Kinën - Pavarësisht rritjes prej 4.9%, ekonomia përballet me sfida të mëdha
Banka Botërore rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në 2024 dhe 2025, por paralajmëroi se besimi i ndrydhur i familjeve dhe i bizneseve do......

Miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të......

Presidenti gjerman shpërndan parlamentin dhe shpall datën e zgjedhjeve në shkurt
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier njoftoi të premten se ka rënë dakord me kërkesën e kancelarit Olaf Scholz për të shpërndarë parlamentin dhe......

Pagat, kontrollohen 1.200 biznese në Dhjetor Tatimet: 78% rritën deklarimet, gjoba për subjektet që shkelën ligjin
Aksioni kundër informalitetit në paga ka vijuar edhe përgjatë muajit Dhjetor dhe ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion......

Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën - Rritet me 13% numri i kontratave. Megjithatë, jo-jeta vijon të dominojë
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon......

Modernizimi i sistemit të thesarit - AKSHI hap tenderin me fond 750 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur hapjen e tenderit për përmirësimin e sistemit të thesarit. Fondi limit i përllogaritur është 750......

Mbi 67 mijë fermerë “sigurojnë” paratë - 14 milionë euro shtesë për bujqësinë, 100% disbursim për naftën dhe 7 masat
1.4 miliardë lekë shtesë ka marrë Ministria e Bujqësisë nga qeveria përmes aktit normativ të miratuar së fundmi me qëllim mbulimin e të gjitha kërkesave të......

Banka Qendrore e Turqisë ul normën e interesit - Nis ciklin e lehtësimit për të reduktuar inflacionin
Banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit me 250 pikë bazë në 47.5%, duke nisur një cikël lehtësimi që synon të lërë pas trazirat e zgjatura......