Analiza Postuar më 6 Mars 2025, 12:14

Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi në pikëzim si pasojë e përformancës së mirë të shëndetit fiskal

Nga Scan TV

Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi

Shqipëria është renditur në vend të 50-të, nga 176 shtete në total, në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2025, të publikuar nga “Heritage Foundation”.

Indeksi i vitit 2025, i cili merr në konsideratë politikat dhe kushtet ekonomike në vendet e botës, nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024, zbulon një ekonomi botërore që, marrë në tërësi, mbetet "kryesisht e palirë". 

Në këtë indeks Shqipëria vlerësohet me 66.6 pikë, nga 100 në total. Krahasuar me vitin e kaluar, vendi ynë është përmirësuar në pikëzim.

Një tjetër zhvillim pozitiv për Shqipërinë është fakti se, në këtë klasifikim, ajo renditet e para në rajon, duke lënë pas Serbinë (vendi i 64-të), Malin e Zi (vendi i 67-të), Maqedoninë e Veriut (vendi i 73-të), Bosnje Hercegovinën (vendi i 70-të) dhe së fundmi Kosovën (vendi i 78-të).

Ajo që bie në sy është se renditja e Shqipërisë në vendin e 50-të ka lënë pas disa shtete me zhvillim të madh ekonomik dhe mirëqenie në Europë, si Spanja dhe Franca. Në këtë klasifikim, mes vendeve europiane Shqipëria mban vendin e 27-të. 

Sa i përket shtyllave kryesore, Shqipëria ka performuar më mirë duke grumbulluar më shumë pikë sa i përket barrës tatimore, shëndetit fiskal dhe lirisë tregtare. Ndërkohë, një vlerësim jo shumë pozitiv kemi sa i përket integritetit të qeverisë dhe lirisë së punës.

Nëse analizojmë vendet në total shohim se tre shtetet me të lira ekonomikisht në botë janë Singapori, Zvicra dhe Irlanda.

Kliko këtu për të dhënat

Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat