Lezha kryeson me 42.1% inaktivitet në punësim/ Kukësi më i ulëti me 22.3%, ndiqet nga Dibra dhe Durrësi

Inaktiviteti i punësimit i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është as e punësuar dhe as në kërkim aktiv të një pune. Ky inaktiviteti mund të sjellë arsye të ndryshme duke përfshirë njerëz që nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda një periudhe, janë student,janë të paaaftë për punë për shkaqe shëndetësore ose nuk kanë mundësi të jenë pjesë e tregut të punës për arsye personale, familjare ose sociale.
Të dhënat e Instiutit të Statistikave sipas shkallës së inaktiviteti të punësimit tregojnë qartë se vendi përballet ende me sfida të theksuara në aktivizimin e popullsisë në moshë pune, ndërsa zonat periferike dhe bregdetare shfaqin prirje të ndryshme.
Me 42.1%, Lezha rezulton qarku me shkallën më të lartë të inaktivitetit në Shqipëri. Ky nivel i lartë lidhet shpesh me faktorë si sezonaliteti i punës, migrimi i të rinjve jashtë vendit, si dhe mungesa e industrive të qëndrueshme që krijojnë mundësi pune gjatë gjithë vitit.
Edhe qarqet më të zhvilluara, si Tirana dhe Vlora, paraqesin nivele të larta inaktiviteti me përkatësisht 39.5% dhe 40.9%. Në kryeqytet, përkundër ofertës së lartë të vendeve të punës, fenomeni lidhet me përqindjen e lartë të studentëve, punësimin joformal, zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe angazhimin e popullsisë në aktivitete të pjesshme. Vlonjatët, nga ana tjetër, përballen me të njëjtat sfida sezonale si qytetet turistike të jugut.
Shkodra qëndron gjithashtu në zonën me inaktivitet të lartë me 38.9%, një tregues që reflekton vështirësitë e vazhdueshme të tregut të punës sidomos në zonat rurale. Ndërkohë Elbasani dhe Korça, të dyja me 34.6%, vijojnë të kenë një shkallë të lartë inaktiviteti, ku ndikojnë largimet jashtë vendit dhe një treg pune jo shumë i diversifikuar.
Fieri (34.2%), Berati (34.0%), Durrësi (32.3%), Dibra dhe Gjirokastra (32.0%) qëndrojnë në nivele të mesme, me sfida që lidhen me zhvillimin ekonomik të pabarabartë dhe mos-gjallërimin e industrive prodhuese. Në kontrast të plotë me pjesën tjetër të territorit, Kukësi shfaq rezultatin më pozitiv me vetëm 22.3% inaktivitet. Ky tregues përbën një diferencë të madhe krahasuar me mesataren kombëtare.
Mbi 2500 aktmarrëveshje për borxhet e energjisë - OSHEE: Likujdim me këste dhe reduktim i kamatave për detyrimet e prapambetura
OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 2500 aktmarrëveshje të lidhura gjatë këtij......
Pensionet, varësia nga shteti mbetet e lartë - RCC: Mbulimi me atë privat, i dobët. Më pak se 10% në Shqipëri dhe rajon
Pensioni shtetëror është i vetmi shpëtim financiar për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit në moshën e pleqërisë. Në një anketë të realizuar nga......
Projektligji për diasporën, synohet thellim i bashkëpunimit - “Nuk do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit”
Komisioni për Kulturën, turizmin dhe Diasporën ka diskutuar këtë të martë mes debatesh disa ndryshime të propozuara në ligjin për Diasporën. Zv.ministrja e......
“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme
2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në histori, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Evropian. Ngjarjet ekstreme klimatike, duke përfshirë......
Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%, por qiraja vijon të jetë ndjeshëm më lart se mesatarja
Më pak duket se na kanë kushtuar mallrat dhe shërbimet në vend për muajin Nëntor sipas të dhënave të INSTAT. Nisur nga shifrat, ndryshimi vjetor i Indeksit......
2025, një vit historik për arin - A mund të rritet më tej vlera e tij vitin e ardhshëm?
Viti 2025 ishte historik për arin, me një rritje mbi 60% të vlerës, i nxitur nga blerjet e bankave qendrore, tensionet gjeopolitike dhë dobësimi i dollarit.......
Komisioni i BE-së hap hetim ndaj Google për AI - Vendimi vjen pasi tensioneve me SHBA gjatë fundjavës
Komisioni Evropian nisi kw të të martë një hetim ndaj Google për përdorimin e përmbajtjes së botuesve të internetit dhe materialit të YouTube për shërbimet e......
Fermeri nga Maqellara, me 800 koshere bletësh - Rritet prodhimi, në 2025 u subvencionuan mbi 3500 zgjoje
Prodhimi i mjaltit në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, ku efekt kanë dhënë edhe masat e mbështetjes nga Skema Kombëtare. Në vitin 2024 u regjistruan......





