Leku shton peshën në banka/ Kursimet në monedhën vendase u rriten më shpejt. Depozitat prekin 1.56 trilion lekë

Depozitat vijuan të rriten edhe gjatë muajit korrik, duke arritur në 1.563 trilion lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave u shtua me rreth 20 miliardë lekë vetëm brenda një muaji, nga 1.543 trilion lekë që ishte në fund të qershorit.
Rritja është edhe më e fortë në krahasim me një vit më parë. Në korrik 2025, depozitat ishin rreth 1.407 trilion lekë, çka do të thotë se brenda një viti stoku është zgjeruar me rreth 156.4 miliardë lekë, ose 11.1%.
Rritjen kryesore e kanë dhënë depozitat në monedhën vendase. Në fund të korrikut, depozitat në lekë arritën në 781.9 miliardë lekë, nga 765.8 miliardë lekë një muaj më parë. Krahasuar me korrikun 2025, ato janë shtuar me rreth 116.3 miliardë lekë, ose 17.5%.
Ndërkohë, edhe depozitat në valutë janë rritur, por me ritëm ndjeshëm më të ngadaltë. Vlera e tyre e raportuar në lekë arriti në 781.2 miliardë lekë, nga 777.3 miliardë lekë në qershor dhe 741.1 miliardë lekë në korrikun e vitit të kaluar. Në terma vjetorë, rritja rezulton rreth 5.4%.
Kështu, në fund të korrikut, depozitat në lekë dhe ato në valutë rezultojnë pothuajse në të njëjtin nivel. Madje, depozitat në monedhën vendase janë rreth 686 milionë lekë më të larta se vlera e depozitave në valutë e shprehur në lekë.
Vetëm gjatë korrikut, stoku i depozitave në lekë u rrit me rreth 16.1 miliardë lekë, ndërsa ai i depozitave në valutë, i shprehur në monedhën vendase, u zgjerua me rreth 3.9 miliardë lekë. Diferenca tregon se zgjerimi i depozitave gjatë muajit është mbështetur kryesisht nga monedha vendase.
“TARSIM”, çfarë parashikon skema turke e sigurimeve? - Shteti subvencionon deri në 67% të primit të sigurimit
Fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me rrezikshmëri natyrore, siç janë përmbytjet, breshëri, ngricat apo stuhitë, për shkak se......
Kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike të IA - Gjigantët e teknologjisë kërkojnë reagim global
Më shumë se 100 kompani, përfshirë gjigantët e inteligjencës artificiale OpenAI , Anthropic, Google dhe Perplexity, kanë nënshkruar një letër të hapur duke......
Model turk për sigurimin e buqjqësisë shqiptare? - Zv.Ministri, Guri: Po analizojmë opsionet. “TARSIM” ka rezultuar i suksesshëm
Së shpejti, Ministria e Bujqësisë pritet të ketë gati skemën e sigurimit në bujqësi, e cila do të ofrojnë më shumë mbrojtje për fermerët dhe agrobizneset. Në......
Shtrëngohen kontrollet për shkollat private - Verifikim për licencat, dokumentacionin dhe diplomat e huaja
Shkollat private do të jenë nën një kontroll më të fortë gjatë vitit të ri shkollor 2026-2027. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së......
Java mbyllet pozitivisht për Dollarin dhe Euron – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse vijon të qëndrojë nën kuotën e 80 lekë ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme duke mbyllur këtë javë......
OPEC+ humbet ndikimin në tregun e naftës - Rritet paaftësia për të qenë mbizotëruese
Gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Iran, aleanca më e fuqishme e naftës në botë, OPEC+, e gjen veten në një pozicion të panjohur: është e paaftë për të......
Von der Leyen rrit presionin ndaj Kinës: “Bisedimet për të ulur deficitin tregtar rekord nuk po sjellin përparim”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nëse bisedimet për të ulur deficitin tregtar rekord me Kinën nuk sjellin ndonjë përparim,......
Shkurtime masive në buxhetin e BE - Kërkesa e 6 vendeve për Komisionin: Rritja është e papërballueshme
Kancelari gjerman Friedrich Merz, së bashku me krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera donatore të Bashkimi Europian, ka bërë thirrje për shkurtime......

