Analiza Postuar më 20 Maj 2025, 11:36

Kuvajti surprizon importet në prill/ Shqipëria mori lëndë djegëse me këtë vend më shumë se në gjithë vitin 2024

Nga Xhorxhina Deda

Kuvajti surprizon importet në prill/ Shqipëria mori lëndë

Sipas të dhënave, në Prill, importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0.4%, në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, nëse analizojmë katër muajt e parë të vitit në drejtim të importeve shohim një rënie prej 2.5%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2024.

“Scan Intel” ka marrë në konsideratë të dhënat për muajin e katërt të vitit sa i përket partnerëve kryesore. Cilat vende plotësojnë “Top 10” furnizuesit kryesorë me mallra?

Shifrat flasin për Italinë në vend të parë, pasuar nga Kina, Turqia, Greqia, Gjermania, Serbia, Polonia, Shtetet e Bashkuara, India dhe Franca. Krahasuar me të njejtin muaj të vitit të shkuar duket se partnerët kryesorë kanë ndryshuar. Shifrat e INSTAT thonë se kanë dalë nga renditja Bullgaria për t’u zëvendësuar me Indinë.

Në muajin Prill të vitit 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë India me 153%, Serbia me 12.5% dhe Kina me 11.1%. Ndërkohë, nga ana tjetër, ndër partnerët kryesorë ku regjistrohet dhe rënia më e madhe mund të përmendim Shtetet e Bashkuara me 30%. Interesante është prania e Kuvajtit në muajin Prill mes 20 vendeve të para në import. Vlera e importeve me këtë treg vlerësohet në 1.1 miliardë lekë. Kjo shifër është shumë e lartë se totali i importeve me këtë vend për vitin 2024. Nëse shohim kapitujt rezulton se kemi importuar lëndje djegëse nga Kuvajti me vlerën 1.1 miliardë lekë.

Por çfarë ka ndodhur me eksportet dhe partnerët kryesorë?

Të dhënat tregojnë se Italia, Kosova dhe Greqia vazhdojnë të jetë destinacionet kryesore të produkteve tona “Made in Albania”, me një peshë prej 62%. Gjermania, Spanja, Serbia dhe Kina ndjekin në radhë.

Megjithatë, është shënuar një rënie e konsiderueshme e eksporteve me partnerët kryesorë si Maqedonia e Veriut me 45%, Kina me 32%, Spanja me 27% dhe Italia me 7.7%. Rritje të ndjeshme kemi shënuar me Kosovën, Greqinë, Gjermaninë dhe Sllovakinë.

Sondazh

Poll

Shqipëria 20 Maj Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat