Kush punon më shumë në Shqipëri? Eurostat: Punojmë gati 6.7 orë më shumë se europianët. Prodhimi e ndërtimi “rekord”

Tregu i punës në Shqipëri po shfaq shenja të zbutjes së ngarkesës javore, por sërish mbetemi ndër popujt që kalojnë më shumë kohë në zyra, fabrika e kantiere krahasuar me Europën. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, orët mesatare aktuale javore të punës për të punësuarit me pagë ranë në 42.6 orë në vitin 2025, nga 43.6 orë që ishte mesatarja e një vit më parë.
Edhe pse kjo rënie sugjeron një lloj rregullimi apo formalizimi të tregut, hendeku me Bashkimin Europian mbetet i lartë. Të dhënat paralele të Eurostat për vitin 2025 tregojnë se java mesatare e punës në nivel BE-je, zgjat vetëm 35.9 orë. Kjo do të thotë se një punonjës në Shqipëri punon mesatarisht 6.7 orë më shumë në javë sesa një europian. Diferenca bëhet edhe më e prekshme nëse krahasohemi me Holandën, vendin me javën më të shkurtër në me vetëm 31.9 orë, ndërsa Greqia mban rekordin europian me 39.6 orë pune, sërish dukshëm nën mesataren shqiptare.
Prodhimi dhe Ndërtimi mbajnë "rekordin", Administrata zbret nën 40 orë
Brenda ekonomisë shqiptare, peshën e orareve të gjata vazhdon ta mbajë sektori privat industrial. Sektori i Prodhimit kryeson listën për vitin 2025 me një mesatare prej 45.8 orësh në javë, i ndjekur menjëherë nga Ndërtimi me 45.1 orë dhe degët e Tregtisë, Transportit e Hotelerisë me 44.5 orë.
Në krahun tjetër, Administrimi Publik dhe Shërbimet Sociale shënuan rënien më të madhe të ngarkesës, duke zbritur në 38.5 orë në javë, nga 40.0 orë që ishte në 2024. Ky mbetet i vetmi sektor në vend që pozicionohet nën mesatare, duke krijuar një kontrast të fortë me ritmin e sektorit privat.
Anomalia e bujqësisë dhe hendeku gjinor
Analiza e detajuar e të dhënave sipas gjinisë, nxjerr në dritë disa dinamika specifike. Ndonëse rënia e orëve ka prekur të dyja palët, burrat punojnë më gjatë me mesatarisht 44.0 orë në javë, krahasuar me gratë me 41.1 orë pune në javë.
Zhvillimi më interesant është regjistruar në sektorin e Bujqësisë. Ndërsa në rang total, sektori mbeti thuajse i palëkundur, burrat në bujqësi i rritën orët e punës në 46.7 në javë. Në të kundërt, gratë në të njëjtin sektor patën tërheqje të fortë, duke zbritur në 38.9 orë. Ndërkohë, po ashtu te gratë, por këtë herë në Administratën Publike, regjistrohet edhe minimumi historik i tregut me vetëm 37.4 orë pune në javë përgjatë vitit 2025.


Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese
Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij. Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:......
Nga bonusi i pensionistëve tek projektbuxheti 2027-29, dalin vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 qershor 2026. Sipas AMI Këshilli......
Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues
Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7......
Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të......
Ndryshimi i Buxhetit 2026, ministri i financave Petrit Malaj shpjegon përmbajtjen e Aktit Normativ
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2026. Si rezultat i ecurisë pozitive të......
Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, investim për modernizimin e peshkimit dhe zhvillimin e ekonomisë blu
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, inspektuan sot Markatën e Peshkut në......
Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane
Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për......
DPSHTRR promovon platformën eTransport - Bajraktari fushatë informuese në pikat hyrëse të vendit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur një fushatë informuese për promovimin e platformës digjitale eTransport, me......



