Kush po e zbulon Shqipërinë tani? Rritje befasuese e hyrjeve nga Izraeli dhe India
Në periudhën Janar-Maj 2025, Shqipëria ka parë një rritje totale prej 3.9% të hyrjeve të të huajve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një interes të qëndrueshëm dhe një zgjerim gradual të fluksit të vizitorëve në vend. Megjithatë, kur analizojmë më në detaj, vërejmë se disa vende shfaqin rritje shumë më të forta, duke ndryshuar profilin e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë.
Një nga rastet më të habitshme është ai i Izraelit, ku hyrjet kanë eksploduar me mbi 380%, duke u rritur nga pak më shumë se 2,500 në mbi 12,000 persona. Ky fenomen sugjeron një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e vizitorëve dhe mund të lidhet me forcimin e lidhjeve turistike dhe kulturore, apo edhe interesin në rritje për Shqipërinë si destinacion i ri për udhëtime apo investime. Po ashtu, India shënon një rritje të fortë prej mbi 80%, duke e bërë këtë vend një burim në zhvillim të shpejtë të vizitorëve, gjë që tregon potencial të madh për zgjerim në të ardhmen.
Nga Afrika, Egjipti shfaq një rritje të ndjeshme prej më shumë se 50%. Kjo tregon një tendencë të hapjes së tregjeve të reja për Shqipërinë në kontinentin afrikan.
Në Azi, Kina vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm vizitorësh, me një rritje prej 34.6%, duke e bërë këtë vend një prej tregjeve më të rëndësishme dhe në zhvillim për turizmin shqiptar.
Europa paraqitet me një tablo më të përzier. Disa vende si Austria, Zvicra, Gjermania, Finlanda dhe Danimarka shfaqin rritje të ndjeshme që variojnë nga 22% deri në 35%, duke treguar interes në rritje për Shqipërinë në mesin e qytetarëve të këtyre vendeve. Por në të njëjtën kohë, disa vende të tjera si Bjellorusia, Estonia, Rumania dhe Polonia shfaqin rënie të hyrjeve.

3.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë në 5 muaj/ Kryesojnë hyrjet nga rajoni i Europës. Rriten vizitat për arsye biznesi
Gjatë muajit maj, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 1,676,222 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......

Bypass-i i Tiranës, hapen tenderët për ndërtimin - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti do të lidhë dy autostrada pa hyrë në Tiranë
Me një fond limit prej 6 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 tenderë për ndërtimin e bypass-it të Tiranës. Kontratat përfshijnë ndërtimin e......

AKSK apel qytetarëve: Njoftim i rremë në emër të TIA-s, mos bini pre e mashtrimit!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj postimeve mashtruese që përdorin emrin e......

Dronë për të zbuluar minatorët e paligjshëm - Afrika përdor teknologjinë për të mbështetur industrinë e arit
Ndërsa dielli i pasdites perëndon mbi minierën e arit në Tarkwa, Ganën Jugperëndimore, tre burra lëshojnë një dron, kamerat e të cilit skanojnë sipërfaqen e......

Kafshët po pakësohen, importet po “shpëtojnë” tregun/ Prodhimet blegtorale shënojnë rënie të ndjeshme në një dekadë
Rënia e vazhdueshme e prodhimit të mishit dhe qumështit, së bashku me tkurrjen e numrit të kafshëve në shumicën e kategorive, është një sinjal shqetësues për......

Ushtria, si u arrit kapërcimi i buxhetit në 2% të PBB? - Për 2025 u planifikuan 527 milionë euro për mbrojtjen
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin mbrojtjes, ku për herë të parë në vitin 2024, janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të Prodhimit të......

“Shteron” qumështi vendas, shtohet ai pluhur! - Në 5 muaj u importuan 6.5 milionë lekë më shumë
Në sofrën shqiptare, qumështi i freskët, nga ferma, me shijen e njohur të natyrës nga viti në vit po reduktohet. Statistikat e fundit tregojnë se prodhimi......

Dobësohet ndjeshëm Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës as këtë të martë duke u blerë sot me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë në raport me......