Kush i bleu produktet bujqësore shqiptare? Kamboxhia dhe Taxhikistani provuan “Made in Albania” për herë të parë
Në vitet e fundit, eksportet bujqësore shqiptare po njohin një rritje të qëndrueshme, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Me një fokus të veçantë në diversifikimin e tregjeve, përmirësimin e cilësisë së produkteve, Shqipëria ka potencialin të zgjerojë më tej prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të fundit për vitin 2024, eksportet e grupmallrave "Ushqim, pije, duhan" vlerësohen në rreth 53 miliardë lekë, ose rreth 530 milionë euro. Në harkun kohor të 20 viteve vihet re një rritje e lartë e eksporteve të produkteve bujqësore, megjithatë, krahasuar me vitin 2023 shohim se zhvlerësimi i monedhës së përbashkët europiane nuk i ka kursyer. Rekordi i ekporteve për këtë grup regjistrohej pikërisht në vitin 2023, me një vlerë prej 55.6 miliardë lekësh.
Po cilat vende po i preferojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare?
Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, duke përbërë një pjesë të madhe prej 13.8 miliardë lekësh. Kosova, Greqia dhe Serbia janë gjithashtu destinacione të rëndësishme për eksportet bujqësore shqiptare, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Spanja dhe Koracia. Bosnje Hercegovina mbyll “Top 10” partnerët kryesorë në drejtim të eksporteve të produkteve bujqësore.
Por me cilët nga këto patëm rritje dhe rënie të eksporteve?
Shtetet e Bashkuara, Maqedonia e Veriut, Spanja dhe Bosnje Hercegovina blenë më shumë produkte bujqësore se në vitin 2023. Ndërkohë, eksportet me partnerët e tjerë kryesorë shënuan rënie.
Të dhënat flasin edhe për tregje të reja në vitin 2024. Sipas shifrave produktet bujqësore shiptare kanë shkuar për herë të parë në Kamboxhia dhe Taxhikistan
Megjithatë, eksporti i produkteve bujqësore në Shqipëri po pengohet akoma në disa sfida që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori, si qasja e kufizuar ne financë, kostot e larta të prodhimit, standartet e sigurisë ushqimore etj.
Sondazh

Bota nuk është afër çlirimit nga qymyri - Në disa vende, kërkesa për të po rritet!
Bota nuk do të jetë në gjendje të heqë dorë nga qymyri së shpejti. "Asgjë nuk mund të shkatërrojë qymyrin," tha Presidenti i SHBA Donald Trump në Forumin......

"4.5 miliardë euro nga turizmi në 2024" - Kasa: Turisti i mirëfilltë shpenzoi më shumë para’ se në 2023
Kjo shifër e bërë publike nga Kryeminitri Rama tregon se turizmi kontribuoi me rreth 400 milionë euro më shumë në arkën e shtetit krahasuar me......

Ndryshojnë rregullat për transportin e mallrave në BE - Nga 1 Prilli 2025, detyrim i ri për operatorët ekonomikë
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në BE, ose kalimin tranzit......

Trump, tarifa 25% për çelikun dhe aluminin - Masa pritet të godasë kryesisht Kanadanë, Brazilin, Meksikën
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të vendosë tarifa të reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, përveç detyrimeve......

Kreditë me probleme zbresin në 4.17%/ Niveli më i ulët historik. Rekord aktivesh në sektorin bankar, 21.16 mld euro
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë mbi shëndetin financiar të sektorit bankar tregojnë se norma e kredive me probleme ka prekur nivelin më të ulët......

Sa u mbuluan dëmet nga aksidentet në 2024? - AMF: Shifra rekord të pagesave nga kompanitë. Kartoni Jeshil, rritje me 98%
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc pozitiv për sa i përket dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të jetës dhe jo jetës. Të dhënat më të fundit nga......

Dekret për qendrat e emigrantëve në Shqipëri - Italia shqyrton mundësinë e një ligji të ri për të zbatuar marrëveshjen
Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjen me Tiranën për qendrat e emigrantëve dhe po shqyrton rinisjen me anë të një dekreti të......

Franca dhe Emiratet Arabe, projekt për “IA” - Do të ndërtojnë një qendër të dhënash me vlerë deri në 50 mld USD
Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të ndërtuar një qendër të dhënash 1 gigavat kushtuar inteligjencës artificiale. Investimi pritet......