Kush e mbajti “në këmbë” turizmin në janar? Përveç vendeve tradicionale, Danimarka, Izraeli dhe India kryesuan rritjen

Statistikat e turizmit për nisjen e vitit sjellin disa të dhëna interesante për personat që vizituan Shqipërinë në muajin e parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, hyrjet totale të të huajve kishin pësuar një rënie minimale prej 1.5%, megjithatë kjo nuk do të thotë që grupime të caktuara kanë ndjekur të njëjtin trend.
Sipas të dhënave, rezulton se disa turistë nga vende të tjera kanë pasur rritje domethënëse në hartën turistike shqiptare.
Turistët me numrin më të lartë në vlerë absolute
Nëse flasim për hyrjet nga vendet e huaja, numri më i lartë vjen nga vendet tradicionale që kontribuojnë në turizëm, edhe pse nuk janë domosdoshmërisht vendet që kanë pësuar rritjen më të madhe. Gjatë muajit të parë të vitit, hyrjet më të mëdha paraqiten të jenë nga Kosova me rreth 237 mijë hyrje, e ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vende të cilat kanë qenë tradicionalisht kontribuuese në turizëm për shkak të afërsisë gjeografike. Edhe pse kanë numrin më të lartë të hyrjeve, ato nuk paraqesin rritje shumë të madhe, përveç Malit të Zi që rezulton me 12.8% ulje, ndërsa Italia ka shënuar rritjen më të lartë me 8.5%.
Vendet me rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë
Duke analizuar shifrat, rritja më e madhe gjatë këtij muaji krahasuar me janarin e vitit 2025 është vërejtur nga Danimarka me një rritje prej 226%. Rritje kanë pasur edhe shtete të tjera, si Izraeli, i cili edhe gjatë vitit 2025 ka shtuar hyrjet drejt vendit tonë. Gjithashtu rritje paraqesin edhe Egjipti, Arabia Saudite dhe India me. Rritje kanë shënuar edhe shtetasit që vijnë nga Brazili.
Vendet me uljen më të madhe
Sa i përket vendeve që kanë shënuar rënie të hyrjeve, dallohen Lituania me rënie shumë të theksuar prej rreth 89.59%, Bjellorusia me 59.93%, Malajzia me 38.32%, Hungaria me 36.12% dhe Kina me 34.01%. Këto shifra tregojnë një reduktim të ndjeshëm të vizitorëve nga këto shtete krahasuar me një vit më parë.
“Do rrisim të ardhurat nga tatimet dhe doganat” - Ministri Malaj bën bilancin e “Financave” për vitin 2025 dhe rendit objektivat 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e zgjeruar të socialistëve të mbajtur këtë të enjte raportoi mbi veprimtarinë e ekonomisë përgjatë vitit......
Formula, si rivlerësohen tokat? - Ndryshimi midis çmimeve të referencës në fuqi dhe vlerës së tregut
Tokat në pronësi të individëve, janë një tjetër aset që mund të rivlerësohen me normën tatimore 5 %, për të rritur vlerën e tyre në nivelin e çmimeve të......
Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist, edi Rama u shpreh: “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e......
Sa kushton eksperti për rivlerësimin e pronave? - Tarifat private për 8 kategori/ Nga 150 euro për apartamente, deri 500 euro për hotele
Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të......
Pasuritë e paluajtshme, “shtylla” e kreditimit - BSH: Shqiptarët “braktisin” huamarrjen në euro
Volumi i huadhënies është përgjysmuar krahasuar me flukset rekord të fundvitit të kaluar. Edhe pse tregu ka hyrë në një fazë më të matur, pasuritë e......
Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale
Gjatë mbledhjes se zgjeruar të grupit parlamentar socialist, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama, deklaroi se pezullimi i ministrit nga një......
Shqiptarët e nisën 2026 me më shumë kursime në bankë - Depozitat rriten me 22.8 miliardë lekë në janar, me fokus të fortë drejt monedhës vendase
Viti 2026 ka nisur me një sinjal të fortë kursimi për shqiptarët. Sipas të dhënave të sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave që......
Rama: Ekonomia po ofron një rritje të qëndrueshme - Zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS
Ka nisur mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku do të raportojnë ministrat. Në hapje të takimit, kryeministri dhe njëkohësisht......


