Kursimet e shqiptarëve, 1.36 trilionë lekë në 2024-ën/ Gati 50 miliardë lekë më shumë depozita në monedhën vendase
Depozitat totale në sistemin bankar shqiptar kanë ndjekur kryesisht një trend rritës gjatë vitit 2024, duke reflektuar një besim të qëndrueshëm të qytetarëve dhe bizneseve tek bankat si një instrument sigurie dhe investimi. Në dhjetor, ato arritën vlerën e 1.36 trilionë lekëve, nga 1.32 trilionë që ishin në fillim të vitit. Megjithëse muajt e parë nga Janari deri në Prill shënuan një rënie të lehtë, periudha pasuese solli një rikuperim gradual, duke treguar një rritje të qëndrueshme të kursimeve dhe fondeve të mbajtura në banka.
Në një ndarje sipas monedhave, depozitat në lekë kanë shfaqur një rritje më të fortë krahasuar me ato në valutë. Në fund të dhjetorit 2024, kursimet në monedhën vendase u rritën me 8% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 6.2 miliardë lekë nga 5.7 miliardë lekë që ishin në dhjetor 2023. Përkundër kësaj, depozitat në monedhën e përbashkët europiane kanë patur një rritje vjetore më të moderuar prej 0.9%, duke prekur nivelin e 7.32 miliardë eurove në fund të dhjetorit 2024. Pavarësisht kësaj, pesha e depozitave në valutë vijon të mbizotërojë në sistemin bankar shqiptar, duke përfaqësuar 53.8% të totalit, ndërsa ato në lekë përbëjnë 46.2%.
Një analizë më e thelluar e të dhënave nga “Scan Intel” tregon se depozitat e transferueshme përbëjnë pjesën më të madhe të totalit si në lekë, ashtu edhe në valutë. Kjo tregon se qytetarët dhe bizneset preferojnë fleksibilitetin që ofrojnë këto forma kursimesh, duke i mbajtur fondet të aksesueshme sipas nevojave. Nga ana tjetër, depozitat me likuiditet të lartë dhe pa afat mbeten në nivele më të ulëta, çka mund të sinjalizojë një mungesë interesi për kursime afatgjata .
Në tërësi, rritja e depozitave në lekë dhe stabiliteti i kursimeve në valutë tregojnë një ekuilibër të ri në sjelljen financiare të individëve dhe bizneseve. Ky trend reflekton edhe një adaptim të qytetarëve ndaj dinamikave ekonomike, ku monedha vendase po fiton terren krahas valutës së huaj.
Sondazh

15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore – ARRSH njofton nisjen e punimeve!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka nisur punën për mirëmbajtjen e disa prej akseve rrugore kryesore në vend. Sipas ARRSH-së, mirëmbajtja e......

“Si kryetar i AKEP, prioritet do të jetë 5G” - Kandidatura e Gentian Sala, për votim në seancë plenare të Kuvendit
Gentian Sala pritet të jetë kryetari i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,......

Sa hua morën individët dhe bizneset nga bankat? Rreth 60 mld lekë më shumë në vitin 2024. Vlera shënon rekord historik
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, vihet re që viti 2024 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt......

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi/ AZHBR: Mbi 67 mijë fermerë përfitues të subvencioneve gjatë vitit 2024!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri me dije se ka financuar 67’133 fermerë në shkallë vendi, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi......

Oferta e Trump për të 'marrë në pronësi' Gazën ngjall zemërim ndërkombëtar! Izraeli aprovon
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump të martën se SHBA mund të "marrë përsipër" Rripin e Gazës pasi popullsia e saj të zhvendoset përgjithmonë në......

Panelet diellore, kursim dhe siguri - Dyfishohet numri në 1 dekadë. Instalimi ul me 180 kWh konsumin mujor
Përdorimi i paneleve diellore po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u shndërruar në një prioritet për qeverinë. Pas programit të parë, ku 1,981 familje......

Pse kryeministri i ri francez po lufton për të qëndruar në postin e tij?!
Dita më e madhe e karrierës politike dhjetëvjeçare të François Bayrou ka ardhur. Fati i qeverisë së tij është në duart e anëtarëve të parlamentit francez,......

Kërkesa botërore për arin, rekord në 2024 Blerjet e bankave qendrore dhe rritja e investimeve, nxitësit kryesorë
Kërkesa botërore për arin arriti një tjetër rekord në vitin 2024, mes blerjeve të mëdha të bankave qendrore dhe rritjes së kërkesës për investime, tha......