Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën, "bastionet" e shtëpive private / Gati 60% e pallateve në Shqipëri janë të përqëndruara në Tiranë dhe Vlorë
Në Shqipëri, urbanizimi ka qenë një proces dinamik në dekadat e fundit. Nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90 deri në ditët e sotme, ndërtimi i pallateve ka zënë një pjesë të rëndësishme në qytetet e mëdha, ndërsa në zonat rurale tradita e shtëpive private mbetet ende dominuese.Të dhënat e Censit për vitin 2023 ofrojnë një panoramë për banesat e zakonshme sipas llojit të ndërtesës. “Scan Intel” ka përpunuar shifrat për të kuptuar se në cilin qark ka më shumë shtëpi private, po më pak?
Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën, vatra kryesore e shtëpive private
Kukësi dhe Dibra dallohen për dominimin e shtëpive private, me përkatësisht 68.3% dhe 70.9%. Këto qarqe, të vendosura në veri-lindje të Shqipërisë, përfaqësojnë ende një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me traditën. Popullsia në këto zona ka ruajtur stilin tradicional të ndërtimit, ku familjet preferojnë të jetojnë në shtëpi private të mëdha, shpesh të rrethuara me tokë bujqësore. Në të kundërt, qarqet me numrin më të ulët të shtëpive private janë Tirana me 27.76% dhe Vlora me 38.76%.
Tirana dhe Vlora, qendrat urbane me fokus në ndërtimin e pallateve
Në anën tjetër të spektrit, nuk është surprizë që Tirana kryeson listën për përqindjen më të lartë të pallateve të ndërtuara duke zënë kështu 57.5% të totalit të ndërtesave. Investimet masive në infrastrukturë dhe emigrimi i brendshëm nga zonat rurale drejt kryeqytetit janë faktorët kryesorë që nxisin këtë trend. Edhe të dhënat e INSTAT, konfirmojnë se nisur edhe nga lejet e ndërtimit të lëshuara fluksi i ndërtimeve në kryeqytet ka qenë i lartë dhe pritet të rritet edhe më tej.
Pas Tiranës, Vlora zë vendin e dytë me 50% të banesave që janë pallate. Më pas ndjek Durrësi, Gjirokastra dhe Lezha që zënë afërsisht 30% të ndërtimeve gjithsej secili qark respektivisht. Nga 431,858 pallate të ndërtuara në Shqipëri gati 60% e tyre janë ankoruar në Tiranë dhe Vlorë.
Ku ka më pak pallate?
Pas analizës së të dhënave për qarqet me numrin më të ulët të pallateve, rezulton se Dibra dhe Kukësi kryesojnë sërish listën. Më pas renditen Shkodra dhe Elbasani. Në këto qarqe pallatet zënë përkatësisht 24% dhe 26% të ndërtimeve gjithsej. Ndërsa banesat në qarkun e Durrësit kanë një strukturë të ngjashme me Tiranën.
Sondazh

Pse shqiptarët po rrisin kërkesën për gurë të çmuar? Rreth 4.9 miliardë lekë importe përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Tetor, u importuan 4.9 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër......

Pas francezëve, radha e britanikëve - Mijëra fermerë në protestë kundër rritjes së taksës së trashëgimisë!
Mijëra fermerë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të rritur taksën e trashëgimisë në......

Bitcoin arrin rekordin e 90,000 dollarëve - Vijon euforia pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Bitcoin u tregtua në kufirin e 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, me......

Rriten valutat kryesore – Sa këmbehen sot Dollari dhe Euro?
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes pasi në raport me ditën djeshme është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Kreu i BQE Lagarde, apel vendeve të BE - “Europa duhet të bashkojë burimet për prioritete të përbashkëta”!
Europa duhet të bashkojë burimet në fusha si mbrojtja dhe klima, pasi rritja e produktivitetit të saj aktualisht po dobësohet dhe bota po copëtohet në blloqe......

Kuvendi miraton në parim buxhetin 8.2 mld euro për vitin 2025 - 75 vota pro dhe 40 kundër për dokumentin më të rëndësishëm financiar
Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin 2025. Me 75 vota pro, zero abstenim dhe 40 kundër në seancën e kësaj të marte i është dhënë fund debatit dhe......

Shqipëria nuk i “ndahet” BE-së! Edhe për muajin Tetor inflacioni regjistrohet në të njëjtin nivel
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit......

Kuvendi miraton me 75 vota pro Projektbuxhetin 2025
Në orët e mbrëmjes Kuvendi miratoi në parim Projektbuxhetin për vitin 2025. Me 75 vota pro dhe 40 kundër, dokumenti më i rëndësishëm financiar për vitin që......