Kujt ia kemi besuar importin e naftës? Arabia Saudite dominon në Maj, Omani largohet nga lista
Importet e naftës dhe lëndëve djegëse minerale në Shqipëri për muajin maj 2025 kanë pësuar një zhvendosje të ndjeshme në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, si në vlerë, ashtu edhe në origjinë. Të dhënat tregtare të përpunuara tregojnë se Arabia Saudite ka marrë një rol dominues në furnizimin e tregut shqiptar, duke siguruar afro 40% të totalit të importeve në maj 2025, nga vetëm 18.2% një vit më parë. Në vlerë, kjo përkthehet në më shumë se 2.1 miliardë lekë, pothuajse dyfishi i importeve të vitit të kaluar nga ky vend.
Ndërkohë, Omani, që në maj 2024 renditej si partneri i dytë më i madh me 15.2% të totalit, është zhdukur tërësisht nga lista e partnerëve për këtë vit. Kjo është një nga zhvendosjet më të forta gjeopolitike në zinxhirin e furnizimit me naftë të vendit.
Zhvillimi i mësipërm për muajin Maj shoqërohet me një kohë tensioni në rritje në Lindjen e Mesme, ku konfliktet mes Iranit dhe Izraelit, si dhe kërcënimet për bllokimin e ngushticës së Hormuzit, një nyje strategjike për transportin e naftës, kanë rritur pasiguritë në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Omani, vend i pozicionuar strategjikisht në këtë kanal, duket se ka humbur rolin e tij si nyje furnizimi për Shqipërinë, ndoshta edhe për shkak të rikonfigurimit të zinxhirëve tregtarë.
Në vend të tij, kanë hyrë aktorë të rinj si Egjipti, i cili në maj 2025 mban tashmë vendin e dytë me 11.9% të totalit, nga vetëm 1.6% një vit më parë, si dhe Algjeria, e cila ka ruajtur një peshë të qëndrueshme dhe domethënëse (9% në 2024 dhe 10.7% në 2025).
Në mënyrë interesante, Izraeli, që në maj 2024 zinte 13.3% të totalit të importeve, ka rënë në një pjesëmarrje shumë të vogël këtë vit, me vetëm rreth 22 milionë lekë vlerë importi.
Greqia dhe Italia, që tradicionalisht kanë qenë ndër furnizuesit e qëndrueshëm, kanë parë një ulje të ndjeshme të peshës së tyre. Greqia bie nga 13.6% në vetëm 3.9%, ndërsa Italia nga 5.5% në 1.2%. Ndërkohë, Kroacia dhe Rumania janë shfaqur si furnizues më të rëndësishëm këtë vit, me përkatësisht 5.5% dhe 3.8% të totalit.

Shqiptarët nuk i preferojnë akulloret e importuara? - Deri në 400 kg në ditë prodhim “Made in Albania”
Pa ngrënë një akullore në verë e jo vetëm, askush nuk rri. Por, cilat janë shifrat e importit? Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,......

Itali, emigracioni në nivele rekord - Largimet e italianëve dhe mbërritjet e të huajve, në vlerat më të larta të dekadës
Numri i italianëve që largohen nga atdheu i tyre dhe i të huajve që hyjnë në vend është rritur në nivelin më të lartë në dekadën e fundit, treguan të dhënat......

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë, sigurohet financimi - BERZH miraton kredinë 30 mln euro, projekti ka kosto totale prej 120.5 mln euro
Linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti për rehabilitimin e saj ka siguruar tashmë edhe miratimin e kredisë 30......

Shitblerja e tokës, “ngërçi” i Shqipërisë me BE - Kolasi: Ligji përkatës pritet të miratohet së shpejti. Zbatimi do të kërkojë shumë kohë
Shitblerja e tokës bujqësore dhe pyjeve është një nga sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit me BE-në lidhur me......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Regjistër digjital për ullirin - Lushnja, Fieri, Mallakastra dhe Vlora me hartë të re
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë- Krujë ka shpallur hapjen e tenderit, për studim fushor për identifikimin, regjistrimin dhe......

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit? - Një bllokadë totale do të çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi
‘Bab as-Salam’ apo 'Porta e Paqes' është quajtur Ngushtica e Hormuzit në arabisht për shekuj me radhë. Kjo rrugë kyçe ujore mund të bëhet porta hyrëse për......

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të pajiset me armë bërthamore
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku SHBA sulmuan bazat bërthamore të Iranit. Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria mbështet......