Ku u furnizuam këtë vit me karburant? Nga Arabia Saudite, te SHBA. Ndryshon harta e importit

Kulmi i sezonit turistik ka përkuar me një rritje të ndjeshme të importeve të lëndëve djegëse, në një periudhë kur shtohen lëvizjet e brendshme, ardhja e emigrantëve dhe fluksi i turistëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë Janar-Korrikut 2026, Shqipëria importoi rreth 710 mijë tonë të grupit “Lëndë djegëse minerale, vajra minerale dhe produkte të distilimit të tyre”, me një vlerë prej 53.7 miliardë lekësh.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sasia e importuar u rrit me 6.3%, ndërsa fatura u zgjerua me 10.9%. Vlera mesatare për kilogram u rrit gjithashtu, nga rreth 72.4 në 75.5 lekë.
Vetëm në korrik, importet e këtij grupi arritën në rreth 140 mijë tonë, me vlerë 10.2 miliardë lekë, niveli më i lartë mujor i këtij viti. Edhe të dhënat e Doganave për karburantet e zhdoganuara tregojnë rritje. Në korrik u importuan 75.7 mijë tonë, nga 70.9 mijë tonë një vit më parë.
Por ndryshimi më interesant shihet te vendet e furnizimit. Në totalin e shtatëmujorit, furnizimet mbeten të përqendruara te disa partnerë kryesorë. Arabia Saudite mban peshën më të madhe, me rreth 17.5% të faturës së importeve, e ndjekur nga Italia me 15.9%, Greqia me 14%, SHBA me 9.3% dhe Algjeria me 8.4%. Së bashku, këto pesë vende sigurojnë rreth 65% të importeve të grupit të lëndëve djegëse minerale, vajrave minerale dhe produkteve të distilimit gjatë Janar-Korrikut 2026.
Në korrik, renditja ndryshon ndjeshëm. SHBA del furnitori kryesor, me rreth 3.46 miliardë lekë, ndërsa Kuvajti shfaqet në vendin e dytë me rreth 2 miliardë lekë. Së bashku, këto dy vende përfaqësojnë mbi gjysmën e faturës së muajit.
Kontrasti me Arabinë Saudite është i fortë. Megjithëse kryeson shtatëmujorin, në korrik importet prej saj ranë në vetëm 415 mijë lekë. Zhvendosja sigurisht vjen edhe në një periudhë tensionesh në tregjet energjetike.
Kontroll për apartamentet me qira përmes “Booking” - 100 tatimpagues në “sitë”, verifikohen deklarimet për tetor 2022-dhjetor 2025
Subjektet dhe individët që ushtrojnë aktivitetin e dhënies me qira afatshkurtër të njësive akomoduese përmes platformës “Booking” do të jenë objekt kontrolli......
Rritet përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit - 2.4 mln ton në 7 muaj. Transporti me kontejnerë, me ritmin më të lartë
Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të aktivitetit gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë......
Volkswagen, shkurtim deri 100,000 vende pune - Industria gjermane e makinave po përballet me krizë të thellë strukturore
Drejtuesit e Volkswagen po zhvillojnë takime urgjente me punëtorët këtë javë, për të diskutuar programin më radikal të uljes së kostove deri më tani. Mund të......
Debati për industrinë e pastër në Evropë - Ambicia e BE vë përballë Francën kundër Gjermanisë
Ambicia e kahershme e Bashkimit Evropian për t'u bërë një fuqi e pastër industriale do të përballet me një provë të madhe këtë vjeshtë, ndërsa ligjvënësit......
Më pak barriera për profesionistët - Rregulla të reja për njohjen e kualifikimeve me BE-në pas anëtarësimit
Mjekët, infermierët, farmacistët, arkitektët dhe profesionistë të tjerë të rregulluar mund të kenë në të ardhmen procedura më të thjeshta për njohjen e......
“Do të ringjallim ekonominë e Gjermanisë” - Kancelari Merz: Reforma miqësore për biznesin, rritje e shpenzimeve qeveritare
Kancelari Friedrich Merz u zotua të ringjallë ekonominë gjermane, që sipas tij do të arrijë një rritje prej të paktën 1% vitin e ardhshëm falë reformave......
Carney, fjalim në Parlamentin Europian - BE dhe Kanadaja synojnë të forcojnë marrëdhëniet tregtare dhe politike
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney do të mbajë një fjalim në Parlamentin Europian muajin e ardhshëm, ndërsa Kanadaja dhe BE-ja po përpiqen të krijojnë......
Rreth 41 mld euro kosto shtesë nga karburantet fosile - Kriza e Hormuzit ekspozon cënueshmërinë e energjisë në BE
Holanda, Italia, Franca dhe Spanja janë ndër dhjetë vendet më të prekura nga kostot shtesë të importit të lëndëve djegëse fosile të shkaktuara nga......

