Ku prodhohen më shumë fruta në Shqipëri? Nga Korça, në Lushnjë dhe Elbasan. Ja cilat bashki kryesojnë

Prodhimi i frutave përbën një nga kategoritë më të rëndësishme të sektorit bujqësor, duke zënë një peshë të konsiderueshme në prodhimin vendas dhe në konsumin e përditshëm të qytetarëve. Por cilat janë bashkitë që kryesojnë në prodhimin e llojeve të ndryshme të frutave?
Për të analizuar këtë tregues,” Scan Intel”ka marrë në konsideratë të dhënat e INSTAT mbi prodhimet bujqësore. Të dhënat pasqyrojnë prodhimin për vitin 2025, të ndara sipas bashkive.
Korça vijon të mbajë rekordin për prodhimin e mollëve, me rreth 17.7 mijë tonë, e ndjekur nga bashkia e Maliqit, me rreth 17.2 mijë tonë. Në vendin e tretë renditet Devolli, ku prodhimi i mollëve arrin në gati 13 mijë tonë. Në anën tjetër, në disa bashki prodhimi i mollëve është shumë më i kufizuar, veçanërisht në bashki më të vogla si Libohova, Dropulli dhe Saranda.
Sa i përket kumbullës, Elbasani kryeson prodhimin në vitin 2025, me 2,513 tonë, duke u renditur i pari ndër bashkitë e vendit. Pas tij vijnë Pogradeci me 1,546 tonë dhe Kruja me 1,512 tonë, ndërsa prodhime të konsiderueshme raportohen edhe në Fier, Lushnjë dhe Cërrik.
Elbasani kryeson sërish edhe në prodhimin e qershive, me 2,868 tonë, duke u shkëputur ndjeshëm nga bashkitë e tjera. Në vend të dytë renditet Pogradeci me 1,504 tonë, ndërsa Berati zë vendin e tretë me 1,101 tonë.Në skajin tjetër të renditjes qëndron Saranda, e cila raporton prodhimin më të ulët të qershive, ndërsa për disa bashki të tjera nuk ka të dhëna të raportuara.
Për fiqtë, Berati kryeson bindshëm renditjen në vend, me 5,438 tonë të prodhuara gjatë vitit 2025. Pas tij renditet Shkodra me 1,708 tonë, e ndjekur nga Elbasani me 1,346 tonë dhe Fieri me 1,146 tonë. Ndër bashkitë me prodhim të konsiderueshëm janë edhe Tirana dhe Lushnja, ndërsa në bashki të tjera prodhimi është në nivele më të ulëta.
Ndërsa për nektarinat dhe pjeshkët, kryeson Lushnja, me një prodhim prej 4,725 tonësh. Pas saj renditen Peqini me 2,756 tonë, Fieri me 2,717 tonë dhe Elbasani me 2,354 tonë. Prodhim të konsiderueshëm kanë edhe Cërriku, Rrogozhina dhe Kuçova, ndërsa në pjesën tjetër të vendit prodhimi paraqitet më i shpërndarë dhe me diferenca të dukshme mes bashkive.
Më të vizituarat
Prodhimi i naftës nga Albpetrol: 4-mujori/ Kompania shtetërore nxori rreth 21 mijë ton, Gorisht-Kocul kryeson
Rreth 21 mijë ton naftë u prodhua nga kompania shtetërore Albpetrol gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga vetë kompania tregojnë......
Kontrolli i syve përpara nisjes së shkollës - Topi: Depistimi duhet të kryhet në moshë të hershme
Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, kontrollet shëndetësore të fëmijëve marrin një rëndësi të veçantë. Mes tyre është edhe vizita te okulisti,......
Ku prodhohen më shumë fruta në Shqipëri? Nga Korça, në Lushnjë dhe Elbasan. Ja cilat bashki kryesojnë
Prodhimi i frutave përbën një nga kategoritë më të rëndësishme të sektorit bujqësor, duke zënë një peshë të konsiderueshme në prodhimin vendas dhe në......
Më shumë dëme për kompanitë e sigurimit - AMF: U shtuan me 12% në 7 muaj. Bonus-malus ndikoi në produktet motorike
Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar të zgjerohet gjatë shtatë muajve të parë të vitit, por pas kësaj ecurie qëndrojnë disa faktorë që kanë ndryshuar si......
Doganat forcojnë kontrollin mbi produktet e akcizës/ Pullat fiskale me identifikues unik digjital
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave zhvilloi një takim me përfaqësues të ALBTrace CO sh.a. dhe operatorë ekonomikë nga sektorët e duhanit, pijeve alkoolike......