Ku mund të bëhemi më shpejt pronarë të një shtëpie në rajon? Indeksi i Numbeo-s: Rreth 16.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë
Blerja e një apartamenti është ndër investimet më të rëndësishme dhe më të synuara nga familjet shqiptare dhe jo vetëm. Vitet e fundit tregu i pasurive të paluajtshme ka pësuar rritje të ndjeshme, duke e bërë blerjen e një apartamenti më të kushtueshëm, sidomos në kryeqytete, ku kostot e jetesës janë gjithashtu më të larta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti, i cili matet nga raporti i çmimit mesatar të apartamenteve me të ardhurat mesatare vjetore të disponueshme të një familjeje, tregon se për të blerë një apartament në kryeqytetin e Shqipërisë duhen mesatarisht 16.6 vite të ardhura. Kjo paraqet një ulje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, kur kjo periudhë ishte 16.7 vite. Në përllogaritjen e këtij indeksi përfshihen disa elemente kyçe, si çmimi i një metri katror në qendër dhe periferi, të ardhurat neto, si dhe kushtet e kredive afatgjata. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më e përballueshme është blerja e një apartamenti për familjet.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se ku blihet më shpejt një apartament në rajon. Të dhënat tregojnë se , qyteti më i shtrenjtë për blerjen e një apartamenti është Beogradi, ku një familjeje i duhen mesatarisht 19.6 vite të ardhura.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut apartamentet janë më të përballueshme. Një familjeje në këtë shtet i duhen mesatarisht 14.9 vite të ardhura për të mundësuar blerjen e tij. Në Kosovë, blerja e një apartamenti kërkon mesatarisht 15.8 vite të ardhura, duke qenë pak më e favorshme krahasuar me Shqipërinë.
Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet si vendi me indeksin më të ulët, ku një familjeje i duhen vetëm 11.3 vite të ardhura për tu bërë pronar i një shtëpie duke e bërë atë destinacionin më të përballueshëm për pasuritë e paluajtshme.
Sondazh
Mjetet e transportit “mundin” lëndët djegëse/ Regjistrojnë vlerën më të lartë të importit për 11-mujorin e vitit 2024
Shqipëria regjistron një defiçit tregtar të vazhdueshëm, ku importet tejkalojnë eksportet. Kjo situatë reflekton varësinë e vendit nga produktet e huaja për......
Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve - Trimçev: Lajm historik, tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Pas 2 muaj ngërçi për këtë......
Shqiptarët “nuk i ndahen” parasë fizike - Të parët në rajon për pagesat në dorë dhe vlerën që qarkullon jashtë bankave
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit......
Ulja e çmimit të energjisë - Zbardhet relacioni, “pesha” e kostove do mbahet nga KESH
Ulja e çmimit për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh energji elektrike në muaj u argumentua me përmirësimin e situatës financiare të kompanive......
Prezantohet programi i ri për zhvillimin e pronave publike
Edi Rama: Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës Shqiptare......
Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......
Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......
'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......