Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare, ndërkohë që 37,033 qytetarë flasin të paktën një gjuhë tjetër dhe 13,719 prej tyre flasin disa gjuhë të huaja.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesa prej të anketuarve flasin disa gjuhë të huaja në nivel qarku. Sipas përllogaritjeve Gjirokastra rezulton të ketë më shumë individë që flasin të paktën një gjuhë tjetër ose disa gjuhë të tjera. Konkretisht, nga 60,013 të anketuar, 15.7% janë njohës dhe folës të gjuhëve të huaja.
Më pas renditet qarku i Kukësit me afro 2,600 individë që zotërojnë gjuhët e huaja ose 4.1% të totalit të personave që janë pjesë e anketimit. Po ashtu, Dibra dhe Korça kanë një përqindje të konsiderueshme të personave që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare me 2.4% dhe 2.2% respektivisht. Ajo çfarë bie në sy gjatë përpunimit të shifrave është se Tirana, renditet në vendin e 7-të pas Vlorës dhe Durrësit. Shifrat thonë se në Vlorë dhe Durrës kemi 1.9% dhe 1.7% të personave të anketuar që flasin apo njohin gjuhët e huaja, ndërkohë në kryeqytet kjo përqindje reduktohet në 1.2%. Në qarqe si Gjirokastra, dhe Korça individët janë të prirur të ndjekin dhe studiojnë disa gjuhë njëkohësisht.
Në të kundërt, në Fier, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Elbasan përqindja e personave që flasin gjuhë ndërkombëtare është më pak se 1% në secilin qark respektivisht. Në fakt, përqindja e atyre që flasin këto gjuhë është minimalisht 0.3% dhe maksimalisht 0.8%, pra një përqindje ndjeshëm më e ulët krahasuar me qarqet e tjera.
Por si paraqitet hendeku i njohurive të gjuhëve të huaja mes femrave dhe meshkujve shqiptarë? Në të gjitha qarqet e vendit, përveç Tiranës, meshkujt prevalojnë ndaj femrave përsa i përket njohurive në gjuhët e huaja . Ky hendek është më i thelluar në Kukës dhe Vlorë, kjo edhe për shkak të emigracionit të lartë, sidomos në qarkun e Kukësit. Në të kundërt, në kryeqytet janë dyfish më shumë femra se meshkuj që zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj ose disa të tilla.
Live TV
Në nëntor Shqipëria pjesë e pagesave të shpejta TIPS, Guvernatori Sejko: Fitojmë kohë dhe para
Në muajin nëntor Shqipëria hedh hapin e fundit në integrimin e plotë në sistemin europian të pagesave. Këtë e bëri të ditur Guvernatori i Bankës së......
Gjenova, firmoset themelimi i "Fincantieri Albania", Nufi: Hap i rëndësishëm për industrinë detare shqiptare
Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes......
Avioni i parë zjarrfikës nis punën për shuarjen e zjarreve/ Rama: Më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë
Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj të Mallakastrës. Zjarri, i cili ka nisur që në mëngjesin......
63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit
Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe......

