Ku fjetën turistët përgjatë verës? Rritja më e madhe e netë qëndrimeve u regjistrua në Shkurt, Prill dhe Tetor
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2024. Edhe një herë tjetër shifrat flasin për rekorde të turizmit përgjatë vitit që lamë pas, por mes numrave vihen re gjithashtu edhe të dhëna interesante. Numri i vizitorëve gjithsej gjatë gjithë vitit u regjistrua në gati 3.2 milionë, nga 2.3 milionë që ishtë përgjatë vitit 2023. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, rritja vjetore e numrit të vizitorëve në vitin 2024 regjistrohet në 36%. Rritjen më të madhe e regjistruan vizitorët e huaj me 55%, duke u vlerësuar në 2.2 milionë.
Por në cilat periudha kulmuan turistët në struktura?
Në verë! Numri më i lartë është regjistuar përgjatë muajve klasikë, por të dhënat sa i përket rritjes vjetore tregojnë se kjo tendencë edhe mund të ndryshojë. Rritja me e lartë vjetore e numrit të vizitorëve vihet re në muajin Prill dhe Tetor.
Nga ana tjetër, edhe numri i netë qëndrimeve në strukturat akomoduese paraqitet pozitiv. Përgjatë gjithë vitit 2024 në vendin tonë u regjistruan rreth 7.4 milionë netë qëndrime, nga rreth 6 milionë në vitin 2023. Rritja vjetore e këtij treguesi shënohet në 23.9%.
"Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe numrin e vizitorëve të huaj dhe netë qëndrimeve të tyre. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” në strukturat akomoduese u regjistruan rreth 5.2 milionë netë qëndrime nga vizitorët e huaj.
Le të shohim në detaje se si janë paraqitur netë qëndrimet në secilin muaj të vitit të kaluar. Shohim sërish të njëtën situatë. Pra janë regjistruar më shumë në verë, por rritja vjetore në muajin Qershor, Korrik, Gusht dhe Shtator ka qenë më e ulta. Ritmi i rritjes në këto muaj ka qenë shumë herë më i ulët se në muajin Shkurt, Prill dhe Tetor. Madje, ritmi i rritjes së netë qëndrimeve është më i ulët edhe se ai i numrit të vizitorëve. Fakti që ka një rritje të konsiderueshme për muajt e tjerë përveç verës lidhet më dy karakteristikat kryesore që ka shfaqur turizmi vitet e fudnit. Së pari, është shtrirja në kohë dhe së dyti shtrirja në territor.
Por lind pyetja, ku fjetën turistët gjatë verës?
Sondazh

Ku po shkojnë 5 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, Korça më “agresivja”. Lezha, e fundit
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur shpërndarjen e fondit prej 5 milionë euro të Skemës së Investimeve tek fermerët që kanë aplikuar dhe janë......

Partitë politike në Gjermani - Qëndrimet e tyre mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe ekonomike
Gjermania do të mbajë zgjedhje të parakohshme kombëtare më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz. Por cilat janë partitë......

83 mld lekë pagesa me kartë përmes POS - BSH: Viti i kaluar shënoi rekord terminalesh të instaluara nga bizneset
Gjatë vitit të kaluar, bizneset instaluan një numër rekord të terminaleve POS. Aktualisht, në Shqipëri numërohen rreth 24 mijë terminale POS, ku vetëm në......

Ankand elektronik për targa të personalizuara - DPSHTRR hap tenderin për krijimin e platformës
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një ndërfaqeje, platformë për ankandin elektronik të......

Evropa zgjedh trenat e shpejtë - Rrjeti me shpejtësi të lartë u dyfishua në dekadën e fundit
Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë i BE-së është pothuajse dyfishuar në një dekadë, sipas shifrave zyrtare. Linjat që transportojnë trena me 250 km/h......

Plani i rritjes, si ndahen 1 miliardë euro të BE për 3 vjet? - 5 sektorët që përfitojnë. Nga bizneset, tek fuqizimi i kapitalit njerëzor
Shqipëria do të përfitojë afro 1 miliardë euro deri në vitin 2027 nga Bashkimi Europian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilat do......

6.7 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme – Pse Danimarka po rrit ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes?!
Danimarka do të shpenzojë 50 miliardë krona shtesë (6.7 miliardë euro) për mbrojtjen gjatë dy viteve të ardhshme, në mes të kërcënimit të vazhdueshëm që......

Shqipëria avancon në rrugën drejt BEsë - Gonxhja: Hapen grup-kapitujt 2 dhe 3 të negociatave!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po avancon në rrugën......