Kryesojmë rajonin për njohjen e financimeve të BE-së/ Jo vetëm pro-Europë, por shqiptarët të informuar. Serbët, pa informacion

Të dhënat e Anketës Vjetore 2025 tregojnë një diferencë të fortë mes vendeve të rajonit sa i përket njohjes së mbështetjes financiare të Bashkimit Europian. Shqipëria renditet në krye të vendeve më të informuara, së bashku me Bosnje Hercegovinën, ku vetëm 5% e qytetarëve të anketur nuk dinë ose nuk kanë opinion mbi fushat ku investon BE-ja. I njëjti nivel regjistrohet edhe në Kosovë, megjithëse atje mungesa e informacionit është pak më e lartë, në total me 6%.
Në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut treguesit janë dukshëm më të dobët. Përkatësisht 8% dhe 7% e qytetarëve atje nuk janë të informuar ose nuk kanë qëndrim për mbështetjen europiane, duke reflektuar një distancë më të madhe mes publikut dhe prezencës së BE-së në jetën e përditshme. Kontrasti më i fortë shfaqet në Serbi, ku 16% e qytetarëve mbeten plotësisht jashtë informacionit. Kjo shifër është trefishi i Kosovës dhe më shumë se dyfishi i Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur Serbinë qartë si përjashtimin më të madh në rajon.
Në anën tjetër, perceptimi për efektivitetin e ndihmës europiane ndryshon ndjeshëm mes vendeve. Kosova kryeson me 68% të qytetarëve që e konsiderojnë mbështetjen e BE-së efektive ose shumë efektive. Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë të njëjtin nivel prej 59%, duke treguar se besimi nuk është vetëm deklarativ, por lidhet me rezultate të dukshme. Maqedonia e Veriut vjen më pas me 53%, ndërsa për Serbinë raporti nuk paraqet të dhëna të krahasueshme mbi këtë tregues.
Për Shqipërinë këto rezultate konfirmojnë një tendencë të njohur, por të rrallë për rajonin: mbështetja e lartë për BE-në shoqërohet me ndërgjegjësim real mbi investimet dhe fushat ku ato kanalizohen. Ndryshe nga vendet ku opinioni publik është i ndarë, në Shqipëri informimi dhe orientimi politik lëvizin në të njëjtën drejtim.
Amerikanët “hezitojnë” për Black Friday - Priten shpenzime më të ulëta, për shkak të tarifave tregtare
Një numër rekord amerikanësh do të dalin për blerje këtë të premte me rastin e “Black Friday”, por shpenzimet e tyre pritet të jenë më të kufizuara, pasi......
Digjitalizimi i bujqësisë/ AZHBR: Vendoset në funksion sistemi europian LPIS!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon me ritme të shpejta procesin e digjitalizimit të sektorit bujqësor, duke ngritur dhe vënë në......
Forcohet ndjeshëm Paundi britanik - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon edhe këtë të martë të mos regjistrojë luhatje të ndjeshme të kuotës pasi është blerë këtë mëngjes me 83.2 lekë dhe është shitur me......
BE, mbi 72 mln njerëz në rrezik varfërie - 16.2% e popullsisë së bllokut. Si renditen shtetet evropiane?
Më shumë se 72 milionë njerëz në BE u klasifikuan si “në rrezik varfërie” në vitin 2024, që përfaqëson 16.2% të popullsisë. Norma e “rrezikut të varfërisë”......
“IA po transformon blerjet dhe pagesat” - Agjentët virtualë do të rekomandojnë produktet më të mira për konsumatorët
Kompania financiare amerikane Affirm, që ofron shërbimet “bli tani, paguaj më vonë”, paralajmëroi se inteligjenca artificiale do të transformojë blerjet,......
Gjermania, me shpenzimet më të larta sociale në Evropë - Studimi: Mbetet pas në arsim dhe investimet publike
Me rreth 41% të shpenzimeve publike, Gjermania është vendi që shpenzon më shumë para për sigurimet shoqërore krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Kjo......
Eficienca e energjisë, gjoba për shkelësit - Masa administrative deri në 1.5 mln lekë për auditimet energjetike apo certifikimin ISO
Masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë detyrimet mbi sistemet e menaxhimit të energjisë apo auditimet energjetike. Projektligji i ri “Për......
Mbi 22 mijë vende pune, në lupë - Sa efektive ka qenë lufta kundër informalitetit?
Inspektoriati i Punës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin, duke inspektuar 880 subjekte dhe 22,231 vende pune gjatë periudhës së fundit. Nga këto......





