Kryeqyteti “lind”, periferia “shuhet”/ Kontrasti i demografisë shqiptare. Shumica e qarqeve shënojnë rënie natyrore

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri ka shënuar rritje, duke arritur në 1,347 lindje më shumë sesa vdekje, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT. Megjithatë, kjo shifër, ndonëse pozitive në pamje të parë, fsheh kontraste të thella ndërmjet qarqeve të vendit dhe e konfirmon vazhdimësinë e një trendi të gjatë të rënies së shtesës natyrore. Për periudhën Janar-Shtator 2025, shtesa natyrore totale është vetëm 512, çka tregon se dy tremujorët e parë kanë qenë me bilanc negativ, duke ngritur sërish alarmin për tkurrjen e popullsisë.
Tirana vijon të jetë qarku i vetëm me shtesë natyrore të qëndrueshme dhe dukshëm pozitive. Gjatë tremujorit të tretë, kryeqyteti ka regjistruar 1,238 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa në total për nëntëmujorin arrin në 2,256. Kjo përforcon faktin se migrimi i brendshëm dhe përqendrimi i popullsisë në Tiranë vazhdon të rrisë pabarazinë demografike mes qendrës dhe periferisë së vendit.
Në krahun tjetër të tabelës, Korça renditet si qarku me shtesën natyrore më të ulët, duke shënuar 216 vdekje më shumë se lindje vetëm në tremujorin e tretë, dhe një bilanc negativ prej plot 719 për 9-mujorin. Rënia është e thellë dhe konsistente, duke e vendosur Korçën ndër zonat më të goditura nga plakja e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve. Po ashtu, qarqe si Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan raportojnë gjithashtu shtesë natyrore negative, një tregues i qartë i dobësimit të strukturës demografike.
Nga ana tjetër, disa qarqe të vogla malore, si Kukësi dhe Dibra, kanë arritur të ruajnë një bilanc pozitiv, me përkatësisht 104 dhe 44 lindje më shumë se vdekje në tremujorin e tretë. Edhe pse shifrat janë modeste, ato tregojnë një stabilitet relativ në krahasim me pjesën tjetër të vendit, ndonëse këto zona përballen me emigrim të vazhdueshëm dhe mungesë investimesh.
Në tërësi, shifrat e 9-mujorit 2025 tregojnë se Shqipëria vazhdon të luhatet në pragun midis rritjes minimale dhe tkurrjes demografike. Ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze për politikat publike në fushën e familjes, punësimit dhe mbështetjes sociale.
Shqipëria digjitale, më pranë Evropës - Instituti vjenez: Lider në rajon për shërbimet publike elektronike
Një vlerësim vjen nga Instituti vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Austri dhe Think Europe Slloveni, në kuadër të nismës “Converge2EU”, e cila......
BE planifikon të krijojë një njësi inteligjence - Nisma synon forcimin e sigurisë evropiane, por nuk mungojnë kritikat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, planifikon të krijojë një njësi të inteligjencës së BE-së, që do të mbledhë informacion nga......
Gjermania, mbi 26 mld euro për modernizimin e ushtrisë - Investimet përfshijnë uniforma, pajisje personale dhe automjete të blinduara
Gjermania planifikon të ndajë gati 19 miliardë euro për të pajisur ushtarët me uniforma dhe pajisje personale të reja gjatë viteve të ardhshme, si dhe 7.5......
“Energjia e rinovueshme, dominuese” - IEA: Në 5 vitet e ardhshme, më shumë projekte se në 40 vitet e fundit
Burimet e rinovueshme do të rriten më shpejt se çdo burim tjetër kryesor energjie në dekadën e ardhshme, sipas agjencisë botërore të energjisë, duke e bërë......
Shqipëria dhe Italia, më afër - Mbledhja e parë mes dy qeverive. Mbrojtja, industria, emigrantët çështjet kryesore
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë të enjten në Romë një mbledhje të përbashkët ku çështjet kryesore që do të diskutohet......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Bullgaria përballet me mungesë karburanti - Sanksionet amerikane ndaj kompanisë ruse rrezikojnë furnizimin
Bullgaria ka rreth një muaj rezerva benzine ndërsa përgatitet për fillimin e sanksioneve amerikane ndaj Lukoil. Kjo kompani, në pronësi ruse, zotëron......
Papunësia në Britani ngjitet në 5% - Regjistron nivelin më të lartë në katër vitet e fundit
Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është rritur më shumë se sa pritej, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare.......





