Kryeqytetasit, me qira?! Përqindja më e lartë e familjeve me statusin pronar vërehet në Berat me 90.7%
“Scan Intel” përmes një analize të kryer më herët me ndihmën e të dhënave nga “Instituti i Statistikave” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë një peshë shumë të vogël.
Të qenit pronar ose qiramarrës i një prone ndryshon ndjeshëm midis shteteve të Bashkimit Europian. Në BE, në vitin 2021, rreth 69.9% e popullsisë jetonte në një familje që zotëronte pronën, ndërsa 31% e mbetur jetonte në banesa me qira. Nga analiza e të dhënave rezulton se Rumania dhe Shqipëria janë dy vendet e para në Europë të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave që kanë status pronësie.
Këtë herë “Scan Intel”, nisur nga të dhënat e Censit të vitit 2023, e ka analizuar treguesin e mësipërm sipas qarqeve për të parë se cili ka normën më të lartë të pronarëve.
Në Shqipëri, nga rreth 755 mijë familje gjithsej, rreth 623 mijë janë pronarë të banesës ose në proces të marrjes së aktit ligjor. E shprehur në përqindje rezulton se rreth 82.5% e familjeve kanë status pronësie të banesës, ndërkohë që 8.8% janë qiramarrës.
Nëse analizën e shtrijmë në 12 qarqet e vendit shohim se përqindja më e lartë e familjeve me statusin pronar vërehet në Berat me 90.7% dhe më pas ndjek Gjirokastra dhe Fieri me 88.9% dhe 87.8% përkatësisht.
Kryeqyteti është qarku që ka edhe përqindjen më të ulët të njësive ekonomike familjare, të cilat janë pronarë. Norma vlerësohet në rreth 75.5% të familjeve me status pronar ose në process të marrjes së aktit ligjor, ndërkohë që qarku i Tiranës ka edhe përqindjen më të lartë të qiramarësve. Kjo ndodh për shkak të migrimit të brendshëm dhe tendencës për t’u vndosur në zonën më të rëndësishme të vendit, por nuk mund të lemë pa përmendur edhe kostot e larta të pronave në këtë qark.
Ajo që vihet re ndër të tjera nga të dhënat e analizuara nga “Scan Intel” është norma shumë e lartë në Kukës dhe Dibër sa i përket familjeve të cilat kanë marrëveshje tjetër banimi. Norma në këto qarqe vlerësohet në 15% dhe 15.2% përkatësisht. Në këto dy qarqe ky tregues mund të shpjegohet përmes shifrave të emigracionit, ku shumë familje e lënë falas ose në përdorim banesën përkundrejt mirëmbajtjes.
Sondazh

KESH iu rikthehet blerjeve të energjisë - Pas 3 muajsh “pushim”, zhvillohet procedurë tenderuese. Shpenzohen 11 mln euro
Mungesa e rreshjeve të shiut gjatë mujave të fundit ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë. Ky dikaster ka......

Burgjeve shqiptare u duhet personel! 406 vende vakante - Amendamenti në Kuvend: Rekrutimi me Kodin e Punës
Burgjet në Shqipëri po përballen prej vitesh më mungesë personeli. E për këtë arsye, në Kuvend është depozituar një amendim në ligjin e vitit 2020 ku......

Turizmi kulturor, 443 mln lekë të ardhura - Ministri Gonxhja: Rreth 1.2 mln vizitorë në sitet kulturore
Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore është gjithnjë e në rritje. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,......

“Fitorja e Trump redukton rritjen ekonomike të Evropës” - Goldman Sachs parashikon tarifa të larta dhe pasiguri tregtare për eurozonën
Politikat proteksioniste të propozuara të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë tarifat e larta, do të dëmtojnë pozitën ekonomike të Evropës,......

“Kina, faktor kyç i kërkesës globale për naftë” - Konsumi do të mbetet i lartë për shkak të zhvillimit të industrisë petrokimike
Kina do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në kërkesën globale për naftë për shkak të fokusit të saj në petrokimikatet, ndërsa konsumi i karburantit......

Greqia i bashkohet korridorit të hidrogjenit të gjelbër- Nisma shtrihet nga Jugu i Evropës, në Gjermani. Synon të lehtësojë transportin
Greqia ka vendosur të marrë pjesë në një projekt që synon krijimin e një korridori vertikal të hidrogjenit të gjelbër që shtrihet nga jugu i Evropës në......

“IA mund të eleminojë 3 mln vende pune në Britani”/ Por, studimi parashikon edhe mundësi të reja punësimi, rritje ekonomike
Inteligjenca artificiale (IA) mund të eleminojë nga një deri në tre milionë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri. Studiuesit nga......

Bitcoin rritet mbi 81,000 USD/ Fitorja e Trump në zgjedhje favorizon fuqizimin e kriptovalutave
Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 81,000 dollarë nga pritshmëritë që kriptovalutat do të lulëzojnë në një mjedis të favorshëm rregullator pas zgjedhjes......