Analiza Postuar më 11 Janar 2025, 11:39

Kriptovalutat, ku renditet Shqipëria? E 109-ta në botë, ndër 151 shtete, e parafundit në rajon

Nga Scan TV

Kriptovalutat, ku renditet Shqipëria? E 109-ta në botë, ndër

Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2024, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por ku renditet Shqipëria? Në vendin e 109-të në botë, sipas raportit të vitit 2024, nga vendi i 85-të që ishtë një vit më parë. Krahasuar me rajonin ndërkohë, Shqipëria është e katërta në renditje, pas Serbisë, që mban vendin e 49-të, Bosnje Hercegovinës që mban vendin e 81 dhe Maqedonisë që mban vendin e 98-të. Në këtë raport Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi, i cili renditet në vend të 127-të.

Ky indeks bazohet mbi 4 shtylla kryesore dhe disa indikatorë të ndryshëm, si dhe peshohet mbi ekonominë e vendit. Pra, aktiviteti i kriptovalutave në secilin prej 151 shteteve të marra në analizë peshohet mbi paritetin e fuqisë blerëse për frymë të atij shteti, duke i dhënë kështu përparësi vendeve me zhvillim ekonomik më të ulët. Kjo do të thotë se, në rast se dy shtete kanë një aktivitet të barabartë të kripotvalutave, përparësi në renditje, duke e pozicionuar më lart i jepet atij shteti që ka një ekonomi më të dobët.

Në nivel global, në vend të parë renditet India ndjekur nga Nigeria, Indonezia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vietnami, Ukraina dhe Rusia.

Klikoni këtu për raportin e plotë

Sondazh

Poll
Europa 10 Janar Edel Strazimiri

Si mund të financohet riarmatimi europian?!

Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat