Kreditim rekord për turizmin në vitin 2024/ Shifra reflekton besimin dhe potencialin ekonomik që ka sektori
Turizmi vitet e fundit është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Sipas të dhënave të fundit, kreditimi për sektorin e turizmit ka shfaqur një rritje të shpejtë. Bankat kanë dhënë ndjeshëm më shumë hua për tregtinë dhe turizmin gjatë vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar për zhvillimin e këtij sektori. Vlen të thksohet se kjo rritje është e lidhur ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe rritjen e kërkesës për shërbime turistike.
Sipas të dhënave, portofoli i huasë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën e 44 miliardë lekëve në fund të vitit 2024 ose rreth 445 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë rezulton se portofoli i kredisë është zgjeruar me 17%.
‘Scan Intel’ ka marrë në analizë edhe treguesin e huave të reja të disbursuara përgjatë vitit 2024 nga ku shohim se kredia për sektorin e turizmit ka prekur rekord. Huaja e re vlerësohet në 12.8 miliardë lekë, ose rreth 26% më e lartë se në vitin 2024, kur vlerësohej në 10.2 miliardë lekë.
Pra, të dhënat reflektojnë një kërkesë të lartë për financim nga sektori i turizmit, kushtet e favorshme të financimit, si dhe gatishmërinë e bankave për të përmbushur këtë kërkesë.
Turizmi është një nga sektorët kryesorë që vijon të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe premton të jetë shtylla kryesore e rritjes ekonomike edhe në vijim. Theksojmë se në vitin 2024 Shqipërinë e vizituan më shumë se 11 milionë shtetas të huaj me një rritje nga viti i kaluar prej 15%.
Sondazh

Specialiteti i qarqeve, kush prodhon çfarë? Fieri,Tirana dhe Berati, trinomi i gjelbër që “ushqen” Shqipërinë me perime
Periudha Janar-Mars është momenti kur bujqësia nis ciklin e saj të prodhimit. Gjatë kësaj kohe, agrumet si portokallet, mandarinat, limonat dhe qitrot......

Administrata tatimore informon tatimpaguesit mbi deklaratat e reja mujore!
Administrata Tatimore dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilluan një trajnim të përbashkët për të informuar tatimpaguesit mbi zhvillimet më të fundit lidhur me......

Centrale diellore edhe në tokë bujqësore - Gati projektligji që i hap rrugë ndërtimit të agrivoltaikëve
Ndërtim i centraleve diellore brenda tokave bujqësore e pyjore, livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore do të jetë një aktivitet i......

“Gjermania nuk mund të arrijë objektivat klimatikë” - Emetimet në sektorin e transportit, ndërtimit pengojnë progresin
Gjermania do të dështojë në arritjen objektivave të saj klimatikë për vitin 2030, nëse nuk zbatohen ndryshime të rëndësishme politike, thanë këshilltarët e......

Investime të huaja në industrinë ushtarake? - Fuqizohet Komiteti i Sigurisë/ Cilat janë kompetencat e reja që merr në fushën e mbrojtjes
Komiteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë, i krijuar me ligj si një hallkë e rëndësishme në marrjen e vendimeve sa i takon garantimit të interesave të vendit në këtë......

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri me dije sot në Facebook se “raporti më i fundit i OECD/SIGMA vlerëson progresin e......

“Evropa, humbësi i madh” - BQE: Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e luftës tregtare SHBA-Kinë
Normat e interesit të Bankës Qendrore Evropiane kanë mundësi të bien më tej ndërsa inflacioni zbutet, thanë burimet zyrtare të institucionit, duke......

Trump nënshkruan urdhrin për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me hetimet ndaj Izraelit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me hetimet ndaj......