Analiza Postuar më 10 Dhjetor 2024, 13:14

Kreditë me probleme rriten lehtë në tetor/ “Huamarrësit problematikë” vazhdojnë të mos shlyejnë pagesat

Nga Armela Duka

Kreditë me probleme rriten lehtë në tetor/

Niveli i kredive me probleme ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit Tetor 2024, duke arritur në 4.60% nga 4.58% që ishte në Shtator. Megjithatë, situata është dukshëm më e mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ky tregues ishte në nivelin 5.12%. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një stabilizim gradual të sektorit bankar.

Analiza e “Scan Intel” mbi treguesit kryesorë të performancës së sektorit bankar konstatoi  përmirësime në disa aspekte kyçe. Krahasuar me muajin paraardhës, huatë me probleme neto ndaj provigjioneve dhe kapitalit ranë nga 5.94% në 5.91%, ndërsa raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner u ul nga 5.34% në 5.22%. Këto ndryshime të vogla reflektojnë përpjekjet e sektorit bankar për të menaxhuar me efikasitet portofolin e kredive dhe për të ulur rrezikun e mosarkëtimit të tyre.

Në një krahasim më afatgjatë, situata financiare gjatë muajit Tetor 2024 paraqitet më i qëndrueshëm në raport me  vitin e kaluar. Raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator ka pësuar një rënie nga 6.12% në 5.43%, ndërsa raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksionar u ul nga 5.93% në 5.22%. Gjithashtu, huatë me probleme bruto ndaj totalit të huave kanë treguar përmirësim duke u ulur nga 5.12% në 4.60%.

Përmirësimet e evidentuara në treguesit kryesorë të performancës në sektorin bankar  mund të lidhen me rritjen e  aftësisë paguese të huamarrësve, ose ne  politikat më të kujdesshme të kreditimit që kanë ndjekur bankat. Megjithatë, rritjet e vogla të huave me probleme nga muaji në muaj tregojnë se sfidat ende nuk janë eliminuar plotësisht. Për të ruajtur këtë progres, është e rëndësishme që sektori bankar të vazhdojë me përpjekjet për të reduktuar më tej huatë me probleme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat