Analiza Postuar më 10 Prill 2026, 10:07

Kreditë me probleme rikthehen në 3.8% në shkurt/ Sistemi bankar mbetet nën pragun 4%, duke reflektuar qëndrueshmëri

Nga Scan TV

Kreditë me probleme rikthehen në 3.8% në shkurt/ Sistemi bankar

Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti sërish në 3.8% në fund të muajit shkurt 2026, duke u kthyer në nivelin e dhjetorit të vitit të kaluar. Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se pas një rritjeje të lehtë në 3.85% në janar, treguesi u korrigjua sërish në muajin pasardhës, duke ruajtur kështu një nivel të ulët dhe nën pragun 4%.

Lëvizja e dy muajve të parë të vitit tregon se cilësia e portofolit të kredisë mbetet e qëndrueshme, edhe pse ritmi i përmirësimit nuk është linear nga muaji në muaj. Në dhjetor 2025, raporti i huave me probleme ishte 3.8%, në janar 2026 u ngjit lehtë në 3.85%, ndërsa në shkurt u rikthye sërish në 3.8%.

Në këtë mënyrë, sistemi bankar shqiptar vijon të mbajë raportin e kredive me probleme në nivele të konsideruara të shëndetshme, duke konfirmuar vijimësinë e prirjes rënëse të viteve të fundit. Fakti që treguesi mbetet poshtë kufirit 4% shihet si sinjal pozitiv për cilësinë e huadhënies dhe për aftësinë e bankave për të përballuar rreziqet.

Të dhënat e muajit shkurt tregojnë gjithashtu se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm edhe në tregues të tjerë. Aktivet likuide ndaj totalit të aktiveve llogariten në 31.1%, nga 29.64% në dhjetor, çka tregon për një pozicion të fortë likuiditeti.

Edhe treguesit e kapitalit shfaqin një lëvizje të lehtë në rënie, por mbeten në nivele solide.

Në tërësi, të dhënat e dy muajve të parë të vitit 2026 tregon një sektor bankar që ruan cilësinë e portofolit të kredisë dhe një bazë të mirë likuiditeti, edhe pse me një zbutje të lehtë të treguesve të përfitueshmërisë dhe kapitalit.

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat