Kreditë me probleme mbeten në “zonën e sigurt”/ Bankat ruajnë shëndetin financiar edhe pse huatë e këqija lëvizën lehtë në rritje
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë muajit gusht, duke arritur në 4.19% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhet fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënon ndalimin e prirjes rënëse që kishte karakterizuar muajt e mëparshëm.
Megjithatë, norma e kredive me probleme vijon të mbetet në nivelet më të ulëta historike, duke reflektuar një sektor bankar të qëndrueshëm dhe një cilësi të mirë të portofolit të huadhënies. Krahasuar me fillimin e vitit, raporti ka luhatje të vogla, duke lëvizur midis 4.0 dhe 4.2%.
Më konkretisht, sipas statistikave zyrtare, viti 2025 nisi me një nivel prej 4.12% të huave me probleme në janar, për t’u ulur më pas në 4.02% në mars. Më pas, raporti u stabilizua rreth 4.0% gjatë pranverës, ndërsa në muajt e verës ka shfaqur një rritje të lehtë.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se kapitali rregullator dhe likuiditeti i sistemit bankar kanë mbetur në nivele të qëndrueshme. Kapitali rregullator ndaj totalit të aktiveve u rrit lehtë në 9.78% në gusht nga 9.75% në korrik, ndërsa raporti i aktiveve likuide ndaj totalit të aktiveve u rrit nga 29.08% në 29.55%.
Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Këto tregues dëshmojnë se sistemi banker ka aftësi përballuese ndaj rreziqeve, pavarësisht rritjes së lehtë të kredive me probleme.
Në krahasim me vitin e kaluar, kreditë me probleme vijojnë të qëndrojnë nën kufirin 5%, një nivel që konsiderohet i shëndetshëm nga Banka e Shqipërisë dhe që tregon përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së huadhënies.

Greqia “shpërndan” gazin në Evropë - Gazsjellësi grek, gati të dyfishojë furnizimet nga Azerbajxhani
Sistemi grek i transmetimit të gazit natyror është tashmë plotësisht i përgatitur për të pranuar dhe transmetuar dyfishin e sasisë aktuale të gazit nga......

Çregjistrohen 6.128 mjete me moshë 22-vjeçare - Kontrolli teknik, Tirana e Durrësi me numrin më të lartë të testimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për 9 muajt e parë të vitit, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të......

Google investon 5 miliardë euro në Belgjikë - Synohet zgjerimi i inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës “cloud”
Google ka njoftuar një investim të ri prej 5 miliardë eurosh në Belgjikë, për të zgjeruar qendrat e saj të të dhënave dhe infrastrukturën e inteligjencës......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën relativisht në vlera pozitive duke e në rritje këtë fundjavë teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.9......

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon!
Kryeministri Edi Rama u shpreh mëngjesin e sotëm se Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor)......

Ndihma sociale, ulet numri i përfituesve - Nga janari në gusht hiqen nga skema mbi 3 mijë familje
Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike ka pësuar ulje përgjatë vitit aktual. Në periudhën janar-shkurt, numri i familjeve në skemë ishte 46.096, duke rënë......

Kina forcon kontrollet mbi mineralet e rralla - Kufizon eksportet në sektorin e mbrojtjes dhe gjysmëpërçuesve
Kina ashpërsoi kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla, duke zgjeruar kufizimet për teknologjinë e përpunimit. Pekini synon të kufizojë eksportet për......

Tarifat “ndëshkojnë” eksportet gjermane - Dërgesat në SHBA u tkurrën në nivelin më të ulët që nga 2021
Eksportet gjermane drejt Shteteve të Bashkuara kanë pësuar rënie për të pestin muaj radhazi, duke arritur nivelin më të ulët në pothuajse katër vite. Këto të......