Analiza Postuar më 10 Mars 2025, 10:15

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët historik. Treguesi për Janarin fiksohet në 4.12%

Nga Scan TV

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të

Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të parë të vitit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Gjatë Janarit të këtij viti, pesha e huave me probleme ndaj totalit të huave zbriti në 4.12%, nga 4.17% që ishte në Dhjetor të vitit të shkuar. Në një këndvështrim vjetor, norma e kredive me probleme ka rënë me 0.76 pikë përqindje, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së huadhënies. Të dhënat tregojnë se ky është niveli më i ulët, të paktën që nga muaji Prill i vitit 2008-të.

Analiza e “Scan Intel” mbi të dhënat financiare tregon se edhe raportet e tjera të kreditimit kanë ndjekur të njëjtën tendencë rënëse. Konkretisht, raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator zbriti në 4.26%, ndërsa raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner ra në 3.71%.

Nga ana tjetër, depozitat, kreditë dhe totali i aktiveve kanë shënuar rritje, ndërkohë që huatë me probleme kanë vazhduar rënien, duke arritur një rekord të ri minimal.

Siç ishte parashikuar, rënia e vazhdueshme e huave me probleme jo vetëm që sinjalizon një sektor bankar të shëndetshëm, por gjithashtu reflekton përmirësimin e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj kredive të marra nga institucionet financiare, sidomos bankat.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët
Shqipëria 10 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë duke e nisur javën në kuota të luhatura sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat