Kreditë e këqija rikthehen në rënie në tetor/ Treguesi i huave me probleme luhatet, por mbetet në nivele të shëndetshme

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhej fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënoi ndalimin e prirjes rënëse që kishte karakterizuar muajt e mëparshëm.
Megjithatë, të dhënat për muajin Tetor tregojnë se trendi rënës është rikthyer përsëri, pasi norma e kredive me probleme për muajin e dhjetë të vitit vlerësohet në 4.33%, më e ulët se në shtator.
Norma e kredive me probleme vijon të mbetet në nivelet më të ulëta historike, duke reflektuar një sektor bankar të qëndrueshëm dhe një cilësi të mirë të portofolit të huadhënies. Krahasuar me fillimin e vitit, raporti ka luhatje të vogla, duke lëvizur midis 4.0 dhe 4.37%.
Më konkretisht, sipas statistikave zyrtare, viti 2025 nisi me një nivel prej 4.12% të huave me probleme në janar, për t’u ulur më pas në 4.02% në mars. Më pas, raporti u stabilizua rreth 4.0% gjatë pranverës, ndërsa në muajt e verës ka shfaqur një rritje të lehtë.
Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Këto tregues dëshmojnë se sistemi banker ka aftësi përballuese ndaj rreziqeve, pavarësisht rritjes së lehtë të kredive me probleme.
Në krahasim me vitin e kaluar, kreditë me probleme vijojnë të qëndrojnë nën kufirin 5%, një nivel që konsiderohet i shëndetshëm nga Banka e Shqipërisë dhe që tregon përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së huadhënies.
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – Luhatje të lehta për Frangën zvicerane
Dollari amerikan ka arritur të stabilizohet këtë mëngjes pas një rënie të lehtë por të vazhdueshme që pësoi gjatë këtyre ditëve teksa është blerë sot me 82.5......
Franca miraton buxhetin e sigurimeve shoqërore - Asambleja Kombëtare aprovon projektligjin mes tensioneve politike
Projektligji për Financimin e Sigurimeve Shoqërore u miratua me rezultat të ngushtë nga dhoma e ulët e parlamentit francez. Kjo ishte një fitore e madhe për......
“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme
Ky vit pritet të jetë i dyti ose i treti më i nxehtë në histori, potencialisht vetëm pas vitit 2024, që shënoi temperatura rekord, sipas Shërbimit të......
Investitorët “zgjedhin” Kosovën - Investimet e huaja direkte u rritën me 20% në 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë arriti në 730.2 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2025, nga 605.7 milionë euro në të......
Çmimet rekord “zbehin” turizmin kroat - Kostot për vizitorët janë rritur me 50% që nga viti 2020
Sezoni veror i vitit 2025 në Kroaci ka thelluar shqetësimet për pozicionin e vendit në tregun mesdhetar, pasi korriku dhe gushti sollën rënie të dukshme të......
Miratohet nen për nen projektligji “Për buxhetin 2026” në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Është miratuar nen për nen me 7 vota pro projektligji për buxhetin e vitit 2026 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Gjatë......
Banka e Ideve
E premte, 21:00
Shqipëria synon rritjen e investimeve amerikane - Saro: Aplikacioni AFTERCARE i dedikuar për investitorët e huaj
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me dhomën Amerikane të Tregtisë, zhvilluan një tryezë diskutimi mbi investitorët amerikanë të......





