Kreditë e këqija, minimum i ri/ Zbresin në 3.69% në Korrik, niveli më i ulët në mbi 18 vjet

Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut 2026 ato përbënin 3.69% të totalit të huave, nga 3.70% në qershor dhe 3.77% në maj.
Ky është niveli më i ulët i regjistruar gjatë këtij viti dhe një ndër nivelet më të ulëta në më shumë se 18 vjet. Nga seria historike, një nivel më i ulët është regjistruar në janar të vitit 2008, kur raporti ishte rreth 3.58%. Në shkurt të atij viti, kreditë me probleme përbënin rreth 3.78% të totalit.
Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, treguesi ka ardhur gradualisht në rënie. Kreditë me probleme përbënin 3.85% të totalit në janar, ranë në 3.80% në shkurt, u rikthyen në 3.85% në mars dhe më pas zbritën në 3.75% në prill. Pas një rritjeje të lehtë në maj, rënia rifilloi në qershor dhe vijoi edhe në korrik.
Përmirësim është shënuar edhe te treguesit që matin kreditë me probleme pasi zbriten rezervat që bankat kanë krijuar për humbjet e mundshme. Raporti i tyre ndaj kapitalit rregullator zbriti në 6.07%, nga 6.14% në qershor, ndërsa ai ndaj kapitalit aksioner ra nga 6.08% në 5.89%.
Ndërkohë, treguesit e likuiditetit u përmirësuan pas rënies së muajve të mëparshëm. Aktivet likuide përbënin 30.11% të totalit të aktiveve në korrik, nga 29.38% në qershor. Edhe raporti i aktiveve likuide ndaj detyrimeve afatshkurtra u rrit në 43.28%, nga 42.41%.
Edhe përfitueshmëria e bankave u përmirësua. Kthimi nga kapitali, u rrit në 13.69%, nga 12.13% në qershor, ndërsa kthimi nga aktivet u ngjit në 1.64%, nga 1.48% një muaj më parë.
“Afterschool”, falas nga 1 tetori - Lista/Cilat janë 85 shkollat e Tiranës?
Nga 1 tetori, fëmijët në 85 shkolla publike të Tiranës do të mund të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit, pa pagesë. Programi i ri “Pas......
Pasuritë e konfiskuara - AAPSK, organi unik përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e objekteve
Një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si shteti administron pasuritë e konfiskuara pritet të vijë përmes një projektligji të ri, i cili synon të......
Google, bast 13 mld euro - Gjiganti amerikan zgjeron infrastrukturën e IA-së në Finlandë
Google do të investojë të paktën 13 miliardë euro në Finlandë gjatë dy viteve të ardhshme, në investimin më të madh të kompanisë në Europë. Projekti synon të......
Integrimi dhe mirëqënia - FMN: Anëtarësimi në BE mund të shtojë të ardhurat për frymë brenda një dekade
Anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të rrisë deri në 35% të ardhurat për frymë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi brenda një dekade.......
Kina “blindon” rezervat - Pekini regjistron rritjen më të madhe të arit që nga viti 2023
Banka Popullore e Kinës ka vijuar me ritëm të lartë blerjet e arit, duke rritur rezervat për të 20-in muaj radhazi. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të......
Kosova, rekord në taksa - 813 mln euro të ardhura tatimore në 8 muaj, 14% më shumë se një vit më parë
Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 813 milionë euro të ardhura tatimore gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të......
“Frenojnë” eksportet gjermane - Kina dhe eurozona dobësojnë kërkesën, ndërsa SHBA sjell sinjal pozitiv
Motori i eksportit të Gjermanisë po humbet ritmin. Eksportet gjermane ranë në korrik për herë të parë në pesë muaj, duke shtuar pikëpyetjet mbi forcën e......
Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren, Albulena Haxhiu, por pa nënkryetarët nuk konstituohet
Pas më shumë se një muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren, Albulena Haxhiu, por jo edhe......

