Kredia për ekonominë, me rritje në Nëntor/ Totali arriti në 824.4 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se në Tetor
Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 824.4 miliardë lekë në Nëntor të vitit 2024, me një rritje e konsiderueshme prej 14.1%, krahasuar me Nëntorin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 1.5% krahasuar me Tetorin e të njejtit vit.
Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia është rritur 11.7 miliardë lekë, ndërsa në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 102 miliardë lekë.
Në terma vjetorë, kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”. Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një rritje të konsiderueshme në harkun e një viti. Nga 405 miliardë lekë në Nëntorin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 58 miliardë lekë në Nëntor të këtij viti, duke arritur në rreth 464.2 miliardë lekë. Rritja përgjatë një viti vlerësohet në 14.4%.
Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga një rritje e kredisë në valutë, e cila ka arritur në 249.3 miliardë lekë, nga 194 miliardë lekë. Në një vit kredia në valutë u rrit me 18.1%, ndërsa kredia në lekë u rrit me 10.3%.
Edhe nëse i referohemi periudhës një mujore, kredia për biznesin shënoi rritje me rreth 1.4%, ku duket se kredia në valutë ka udhëhequr rritjen.
Sondazh

Kryeministri Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët- “Çelja e negociatave, çështja më e rëndësishme për vitin 2024
Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundvitit me gazetarët.Sipas tij, çelja e negociatave dhe e dy grupkapitujve me BE, janë çështja më e......

Rreziqet për ekonominë globale në 2025 -Pandemia është lënë pas, por ka sfida të mëdha përpara
Ndërsa viti po mbyllet, bankat qendrore më në fund kanë nisur të ulin normat e interesit, pasi kanë fituar betejën kundër inflacionit pa shkaktuar një recesion......

Kursimet e shqiptarëve, 1.3 trilionë lekë në nëntor- Depozitat në monedhën vendase performojnë më mirë se ato në valutë
Totali i depozitave në paranë e gjerë ka regjistruar një rënie të lehtë gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shuma e depozitave......

Ekonomitë e BE-së në 2025 -Portugalia, Greqia, Spanja, ndër vendet me rritjen më të madhe
Banka Qendrore Evropiane po përballet me një akt të ashpër balancues në vitin 2025, ndërsa përpiqet të ndryshojë fatin në ekonomitë e eurozonës. Duke theksuar......

Thellohen masat ndaj ndryshimeve klimatike- Çfarë parashikon projektligji i hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit?
Ndryshimet klimatike janë një kërcënim për Shqipërinë që mund të ndikojë negativisht në sigurinë kombëtare dhe zhvillimin e vendit. Sipas dokumentit Strategjik......

2/3 e punëtorëve britanikë, në vështirësi për të paguar qiranë- Sipas sondazhit, nevojiten masa konkrete për të lehtësuar krizën e strehimit
Gati dy të tretat e punëtorëve që jetojnë në banesa private me qira luftojnë për të paguar qiranë e tyre, sipas një sondazhi që tregon se si kriza e......

Vaji i ullirit, qumështi dhe drithërat: Si u luhatën çmimet e ushqimeve në 2024?
Në vitin 2024, çmimet e bujqësisë në Bashkimin Europian pësuan një rënie modeste, duke rënë me 2% krahasuar me vitin 2023. Kjo rënie e çmimeve pasoi rritje......

Të pastrehët në SHBA kapin shifra rekord ndërsa kostot e banesave vijojnë rritjen!
Rritja është nxitur edhe nga fatkeqësitë shkatërruese natyrore dhe nga një rritje e emigrantëve në disa pjesë të vendit, thanë zyrtarët federalë të premten.......