Kredia për ekonominë, me rënie të lehtë në Tetor/ Totali arriti në 812.6 miliardë lekë, ose 0.04% më pak se në Shtator
Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 812.6 miliardë lekë në Tetor të vitit 2024, me një rritje e konsiderueshme prej 11.3%, krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar, por ka shënuar një rënie te lehtë prej 0.04% krahasuar me Shtatorin e të njejtit vit.
Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia ka rënë me rreth 347 milionë lekë, ndërsa në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 82 miliardë lekë.
Në terma vjeorë, kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”. Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një rritje të konsiderueshme në harkun e një viti. Nga 412 miliardë lekë në Tetorin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 45 miliardë lekë në Tetor të këtij viti, duke arritur në rreth 457.6 miliardë lekë. Rritja përgjatë një viti vlerësohet në 11.1%.
Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga një rritje e kredisë në valutë, e cila ka arritur në 245.5 miliardë lekë, nga 220.6 miliardë lekë. Në një vit kredia në valutë u rrit me 11.3%, ndërsa kredia në lekë u rrit me 10.8%.
Por, nëse i referohemi periudhës një mujore, edhe kredia për biznesin ra me 0.62%, ku duket se është udhëhequr kryesisht nga rënia e kredisë në lekë.
Sondazh
1.6 mln persona nuk mund të paguajnë mjekësinë - Britania kërkon të rrisë normën bazë të pagës ligjore për sëmundjet!
Ministrave britanikë u kërkohet të rrisin normën bazë të pagës ligjore për sëmundjet nga 3 paund në orë, një nga më të ulëtat në botën e zhvilluar, pasi një......
Kursimet në lekë rriten 10-fish më shumë se ato në euro/ Në total, depozitat bankare arritën 1.336 trilionë lekë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë edhe një herë rritje të kursimeve në bankat e nivelit të dytë. Konkretisht, në muajin Tetor të këtij viti vlera......
Nisin punimet për parkun e madh turistik në Bulqizë - Rama: “Divizioni” do të jetë destinacioni i fundjavës edhe për qytetarët e Tiranës
Në Bulqizë do të ndërtohet një park i madh turistik, i quajtur ndryshe Parku Tematik Retro “Divizioni”, i cili do të transformojë një zonë të degraduar dikur......
Rama dhe Balluku prezantojnë në Bulqizë Parkun Tematik Retro “Divizioni”
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Balluku janë në Bulqizë për të prezantuar projektin për Parkun Tematik Retro “Divizioni”, një model inovativ......
5 miliardë dollarë për strehim! - Masa historike e Nju Jork për të trajtuar krizën më të keqe në 5 dekada
Marrëveshja historike e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, me ligjvënësit për një plan ambicioz për të ndërtuar 80,000 shtëpi të reja u bashkua falë......
Forcohen Dollari, Franga e Euro ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.2 lekë dhe duke u shitur me 94.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me ditën e......
Nis në Shqipëri zbatimi i teknologjisë 5G - AKEP i jep autorizimin Vodafone dhe One Albania për përdorimin e frekuencave
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka dhënë autorizimin për përdorimin e frekuencave në brezin 3,5 GHz nga Vodafone dhe One Albania,......
Autostrada Elbasan – Lekaj, shpallen fituesit për ndërtimin - Ofertat për 3 lote arrijnë 6 mld lekë, 1.5 mld lekë më pak se fondi limit
Teksa aksi rrugor nga Elbasani në Lekaj do të kthehet në autostradë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë që do të kryejnë punimet në 3 lote të......