Analiza Postuar më 31 Dhjetor 2024, 10:26

Kredia për blerje banese, me rritje në Nëntor/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e rënies së kreditimit

Nga Scan TV

Kredia për blerje banese, me rritje në Nëntor/ Por, sektori

Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Nëntor të këtij viti fiksohet në 24.4 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë". Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kreditë e reja fiksoheshin në 27.1 miliardë lekë, rënia është e ndjeshme, pranë rreth 10%. Nga ana tjetër, krahasuar me muajt Shtator të viteve të mëparshme, shifrat sinjalizojnë se këtë vit kjo vlerë është larg rekordeve të mëparshme që përkojnë me vitin e kaluar dhe vitin 2021.

Gjatë muajit Nëntor, kredia e re për sektorin privat fiksohet pranë 15.2 miliardë lekëve, nga 19.3 miliardë lekë që ishte gjatë Nëntorit të vitit të kaluar. Rënia fiksohet pranë 21%, duke reflektuar kështu edhe peshën kryesore për rënien e kreditimit. Vlen të theksojmë se krahasuar me të njejtin muaj të viteve të mëparshme, Nëntori i këtij viti është ndjeshëm më i ulët se viti 2023, viti 2016-të dhe viti 2021, që janë edhe tre vlerat më të larta që kur të dhënat nisin për këtë tregues në faqen e “Bankës së Shqipëisë”.

Sa i përket individëve ndërkohë, kredia e re në Nëntor të këtij viti kap vlerën e 8.6 miliardë lekëve, nga 7.8 miliardë lekë që ishte kjo shifër në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja për këtë tregues fiksohet në rreth 10%. Për këtë tregues viti aktual regjistron rekord që nga viti 2016-të.

Ndërkohë, nëse i referohemi kredisë së re për individë për blerje banese, gjatë Nëntorit të vitit 2024 vihet re një rritje, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera fiksohet në 4.5 miliardë lekësh dhe ka shënuar një rritje me 2.6%.

Nga ana tjetër, për sa i përket 11 muajve të këtij viti vëmë re një rekord historik. Gjatë kësaj periudhe kredia e re arriti në rreth 332 miliardë lekë, ose një rritje prej gati 4%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të gjitha publikimet e fundit, Banka e Shqipërisë ka theksuar rritjen e lartë të kredisë, sidomos për blerjese banese.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 30 Dhjetor Scan TV

Vendimi/ E premtja e 3 janarit, pushim zyrtar!

Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 3 janar të jetë ditë pushimi. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video