Kredia, ndërtimi dhe akomodimi mbajnë gjallë ritmin/ Financimet për bizneset, luhatje të forta mujore. Por, vit pozitiv

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për huatë e reja për bizneset tregojnë një tablo dinamike gjatë tetorit 2025. Në total, huadhënia për bizneset arriti në 19.9 miliardë lekë, një rritje e fortë prej 24.3% krahasuar me tetorin 2024, por me një rënie mujore prej 18.7% krahasuar me shtatorin 2025. Kjo luhatje është tipike pas muajve të verës, kur aktiviteti ekonomik zakonisht është më i lartë, veçanërisht në sektorët tregtarë dhe shërbimet turistike.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një ekonomi ku kreditimi mbetet i fortë në disa segmente kyçe, megjithëse luhatjet mujore tregojnë se bizneset po i qasen më me kujdes financimeve afatshkurtra. Ndërtimi dhe akomodimi janë ndër më të fortët dhe më të qëndrueshmit në të gjithë tabelën me rritje vjetore të fuqishme dhe kërkesë të madhe për kredi.
Sektori i ndërtimit vazhdon të jetë një nga kolonat e ekonomisë, duke mbajtur ritëm të qëndrueshëm të kërkesës për financim. Në tetor 2025, huatë e reja në këtë sektor qëndruan në 4.39 miliardë lekë, pothuajse të pandryshuara nga muaji pararendës (–0.4%). Ajo që bie më shumë në sy është rritja vjetore prej 39.8%, një tregues i qartë se sektori vijon të zgjerohet ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.
Sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka dhënë një nga rezultatet më të forta të muajit. Huatë e reja arritën në 2.09 miliardë lekë, me një rritje të fuqishme mujore prej 46.5% dhe një ritëm vjetor prej 76.6%. Ky është ndër sektorët me ringritjen më të dukshme dhe kjo përputhet me dinamizmin e sektorit turistik, i cili ka pasur një zgjerim të vazhdueshëm gjatë dy viteve të fundit.
Industria nxjerrëse shënon një rënie të fortë mujore prej 89.2%, por ruan rritje vjetore prej 114.4%, çka tregon se ky sektor mbetet tejet i paqëndrueshëm dhe i ndikuar nga projekte sporadike. Informacioni dhe komunikacioni paraqet një rënie të thellë, si mujore ashtu edhe vjetore, duke reflektuar një frenim të investimeve teknologjike dhe kujdes më të madh të bizneseve ndaj shpenzimeve në këtë segment. Në shëndetësi, ulja mujore prej 87.3% dhe rënia vjetore prej 41.4% sinjalizojnë një ecuri të dobët të investimeve, ndërsa arsimi, me tkurrje vjetore prej 86%, mbetet një nga sektorët më të goditur sa i përket kërkesës për kredi të reja.
Në anën tjetër, disa sektorë po tregojnë ritme të fuqishme dhe pozitive. Transporti dhe magazinimi kryeson me një rritje vjetore prej 192.7%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale dhe teknike, të cilat janë zgjeruar me 123.5%. Energjia ka shënuar rritje të qëndrueshme prej 119.3%, duke reflektuar investime të reja në infrastrukturë dhe kapacitete prodhuese.
Administrimi i pyjeve e kullotave - Çmime referencë për hartimin e projekteve dhe planifikimin e investimeve publike
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të unifikojë mënyrën se si kryhen punimet në fondin pyjor dhe kullosor në......
Festat e fundvitit, a udhëtojnë shqiptarët? - Hila: Rezervimet fillojnë disa muaj përpara, dhjetori rrit çmimet
Festat e fundvitit janë periudha ideale për të udhëtuar për shumë qytetarë. Nga destinacionet më të afërta, tek ato më të largëta, duket se tashmë rezervimet......
BQE, plan për të zgjeruar rolin global të euros - Linjat e likuiditetit do të përdoren për të mbështetur stabilitetin financiar
Banka Qendrore Evropiane (BQE) po harton një plan për të rritur përdorimin e euros në mbarë botën, duke shfrytëzuar humbjen e besimit ndaj udhëheqjes......
Fondet publike, në “lupën” e standardeve europiane - Manuali/ Si do bëhet auditimi i brendshëm dhe si kategorizohen shkeljet
Shqipëria do të aplikojnë një standard ndërkombëtar të auditimit të brendshëm të institucioneve publike me qëllim ndërtimin e një administrate publike më......
Rritet me 15% përpunimi i mallrave në portin e Durrësit - Eksportet dominuan zgjerimin gjatë 10 muajve
Segmenti i përpunimit të mallrave me konteinerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar–tetor 2025. Autoriteti Portual......
Britania njofton rritje taksash - Vlera arrin në nivelin më të lartë të pasluftës. Synohet ulja e deficitit fiskal
Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, njoftoi një buxhet me rritje të ndjeshme taksash, që do të marrë më shumë para nga punëtorët, ata që kursejnë......
Grevat “paralizojnë” Italinë - Sindikatat protestojnë kundër planeve buxhetore duke bllokuar transportin
Udhëtarët që shkojnë në Itali mund të përballen me vonesa dhe trazira, pasi më 28 nëntor është thirrur një grevë e përgjithshme kombëtare. Si sektori publik,......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Paundi, Franga e Dollari!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 83 lekë dhe është shitur me......





