Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë/ Çmimet në sektor u rritën me 1.6% për shkak të pagave dhe transportit
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, dhe tregu i pasurive të paluajtshme është zgjeruar. Praktikisht, vitet e fundit, orientimi më i madh i investimeve ka qenë në ndërtim. Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit.
Por çfarë thonë shifrat për kostot e ndërtimit për periudhën Korrik-Shtator të këtij viti?
Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e tretë 2024 arriti 112.3 kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2024 është 1.6%, ndërkohë një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2%. Kostot ngadalësuan rritjen jo vetëm në harkun kohor të një viti, por edhe krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti kur rritja e vlerësohej në 2.5%.
Rritja e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve për paga dhe transportit. Konkretisht, në këtë tremujor rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 3.2%, pasuar nga grupet “Shpenzime transporti” me 3.1 %, “Shpenzime energjie” me 2.9 %, “Kosto të tjera” me 2.0%, dhe “Shpenzime makinerie” me 1.5%. Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0.1%.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 0.3%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 0.1%. Nga ana tjetër, grupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritje prej 0.2%.
Sondazh

Si mund të arredojmë shtëpinë pa shumë kosto? - Gjatë këtij viti u importuan rreth 11 miliardë lekë mobilie
Mobilimi i shtëpisë, më shumë sesa estetike dhe funksionale, është një zgjedhje që tregon dhe stilin e jetës së një familjeje. Në emisionin Ekonomia 3D, u......

Vendet e BE-së investuan 5.99 mld euro në Shqipëri/ Vitin e kaluar vendi ynë u përmirësua krahasuar me rajonin
Në vitin 2023, investitorët nga vendet e Bashkimit Europian mbajtën investime direkte jashtë në një vlerë prej 9.16 trilionë euro, duke regjistruar rënie......

SHBA, tarifa ndaj vendeve të Azisë Juglindore - Synohen importet e paneleve diellore për të mbrojtur prodhimin vendas
Departamenti Amerikan i Tregtisë ka vendosur tarifa paraprake për importet e paneleve diellore nga katër vende të Azisë Juglindore. Raundi i ri i tarifave......

196 km linjë hekurudhore e rehabilituar deri në 2030 - Raporti i WBIF/ Investime për rritjen e kapaciteteve të linjave të transmetimit të energjisë
Deri në vitin 2030, në Shqipëri pritet të rehabilitohen 196 kilometra linjë hekurudhore. Bashkimi Evropian synon që përmes Kornizës së Investimeve të......

“2028, integrim i plotë në sistemin europian të aviacionit civil” - Et’hemaj: Akademia, projekti më i rëndësishëm për 2025
Transporti ajror civil sipas të dhënave zyrtare është mbështetësi kryesor i turizmit në vend, ku mbi 87% e turistëve udhëtuan me transport ajror. Nga Janari......

“Arsimi profesional, “pasaportë” për t’u larguar” - Vjerdha: Të rinjtë ndihen më të sigurt me nivel arsimi 2-vjeçar
Emigrimi për një arsimi më të mirë jashtë, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të regjistruar në nivel bachelor, por e kundërta ka ndodhur për studentët që......

“1/3 e të diplomuarve lë Shqipërinë, zgjedh të punojë jashtë” - BB: Humbja e një punonjësi tejkalon përfitimet nga remitancat. Merrni masa!
Më shumë se një e treta të personave me arsim të lartë në Shqipëri zgjedhin të emigrojnë. Sipas raportit të Bankës Botërore të publikuar së fundmi, vendet me......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 93 lekë dhe është shitur me 94.2 lekë duke shënuar kështu një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme sipas kursit......