Analiza Postuar më 18 Maj 2026, 13:55

Kosova dhe Maqedonia “mbështesin” eksportet shqiptare/ Në katër muaj, importet humbën më shumë terren me Malin e Zi

Nga Scan TV

Kosova dhe Maqedonia “mbështesin” eksportet shqiptare/ Në

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit vijuan të zgjerohen gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga rritja e eksporteve drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës Janar-Prill 2026 eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në rreth 13.4 miliardë lekë, duke u rritur me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kosova mbetet kështu partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë në rajon dhe një nga tregjet kryesore për produktet shqiptare.

Rritje e fortë është regjistruar edhe në eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, të cilat u zgjeruan me 22.1%, duke arritur në rreth 4.1 miliardë lekë. Në rritje rezultuan edhe eksportet drejt Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, me nga 9.3%, duke reflektuar zgjerimin e shkëmbimeve tregtare me pjesën më të madhe të rajonit.

Ndërkohë, eksportet drejt Serbisë mbetën pothuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë, me një rënie të lehtë prej 0.6%, duke sinjalizuar ngadalësim të ritmit tregtar mes dy vendeve.

Sa i përket importeve, tabloja paraqitet më e përzier. Shqipëria rriti importet nga Kosova me 11.2% dhe nga Bosnje Hercegovina me 5.1%, ndërsa uli ndjeshëm blerjet nga Mali i Zi me 40%. Rënie u regjistrua edhe në importet nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përkatësisht me 11.5% dhe 5.3%.

Të dhënat tregojnë se gjatë muajve të parë të vitit, tregtia rajonale e Shqipërisë ka vijuar të mbështetet kryesisht te tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa në disa vende të tjera vihet re një tkurrje e importeve dhe ritme më të dobëta të shkëmbimeve tregtare.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat