Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve u rrit me 4.3% gjatë vitit, ndërsa 11 nga 12 qarqet e vendit regjistruan shtim të ndërmarrjeve aktive.
Tirana vijon të mbetet qendra kryesore e aktivitetit ekonomik në vend. Në fund të vitit 2025, qarku numëronte rreth 66 mijë ndërmarrje aktive, nga 63 mijë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 5.1%. Me gati gjysmën e bizneseve aktive të vendit, kryeqyteti mbetet motori kryesor i sipërmarrjes dhe investimeve.
Rritjen më të lartë e regjistroi Vlora, ku numri i ndërmarrjeve aktive u rrit me 5.3%, duke arritur në 11,256. Ritme të ngjashme zgjerimi u shënuan edhe në Lezhë dhe Kukës, të cilat regjistruan një rritje prej 5.2%, ndërsa Shkodra shënoi një rritje prej 5%.
Në Durrës, numri i bizneseve aktive arriti në 14,341, me një rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024. Po me të njëjtin ritëm u zgjerua edhe aktiviteti sipërmarrës në Fier, ku operojnë 10,012 ndërmarrje aktive.
Rritje të numrit të bizneseve regjistruan gjithashtu Berati me 3.5%, Elbasani me 3.1%, Dibra me 2% dhe Gjirokastra me 2.1%.
Ndërkohë, Korça ishte i vetmi qark që regjistroi tkurrje gjatë vitit 2025. Numri i ndërmarrjeve aktive ra nga 6,086 në 6,034, ose 0.9% më pak krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se zgjerimi i aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2025 është shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin e vendit, me qarqet bregdetare dhe Tiranën që vijojnë të udhëheqin rritjen e sipërmarrjes.
Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......
Ibrahimaj: Investimi i “Lutech” konfirmon potencialin e Shqipërisë si qendër e inovacionit dhe teknologjisë në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të kompanisë “Lutech” në Shqipëri, në prani......
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat - Liderët diskutojnë zgjerimin e BE-së, sigurinë rajonale, Planin e Rritjes Ekonomike
Po mbahet në Tivat të Malit të Zi, samiti i radhës midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. Tema e samitit është “Mirëqenia dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së......
Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - ARRSH: Punimet në dy lotet e para kanë arritur në rreth 20%
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme......
Nga “Doctor Google”, tek IA - Si ndikon teknologjia në shëndetësi? Dika: Sfiduese
Nga “Doctor Google”, ku shpesh qytetarët arrinin në diagnozë të gabuar duke iu referuar informacioneve në internet, tashmë qasja ka ndryshuar dhe për këtë një......



