Korça dhe Vlora, prej 10 vitesh më shumë vdekje se lindje/ Thellohet kriza demografike, vetëm Tirana mban gjallë shtesën natyrore

Shqipëria po hyn gjithnjë e më thellë në krizën demografike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2026 vendi regjistroi shtesë natyrore negative prej 368 personash, pasi vdekjet tejkaluan lindjet në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit.
Nga 12 qarqe, vetëm Tirana, Durrësi dhe Kukësi rezultuan me bilanc pozitiv mes lindjeve dhe vdekjeve. Të gjitha qarqet e tjera regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, duke konfirmuar tendencën e plakjes së popullsisë dhe tkurrjes demografike.
Tirana mbetet qarku që po mban peshën kryesore të shtesës natyrore në vend. Në tre muajt e parë të vitit, kryeqyteti regjistroi një shtesë natyrore pozitive prej 1,016 personash, shumë më e lartë se çdo qark tjetër. Edhe Durrësi dhe Kukësi rezultuan pozitivë, përkatësisht me 15 dhe 17 persona më shumë nga lindjet sesa vdekjet.
Në anën tjetër, Korça shënoi bilancin më negativ në rang vendi, me 271 vdekje më shumë se lindje. Pas saj renditen Fieri me -243 dhe Elbasani me -240. Bilanc negativ regjistruan gjithashtu Vlora (-158), Berati (-166), Shkodra (-128) dhe Gjirokastra (-117).
Pamja bëhet edhe më dramatike kur krahasohen shifrat e sotme me ato të një dekade më parë. Në vitin 2015, Shqipëria regjistronte një shtesë natyrore prej mbi 10 mijë banorësh. Thuajse të gjitha qarqet kishin më shumë lindje sesa vdekje dhe diferenca pozitive ishte e ndjeshme, sidomos në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.
Por në dhjetë vitet e fundit tabloja demografike është përmbysur gradualisht. Qarqe që dikur kishin rritje natyrore të qëndrueshme kanë kaluar në humbje të vazhdueshme të popullsisë. Fieri, për shembull, nga një shtesë pozitive prej 830 personash në vitin 2015 zbriti në -844 në vitin 2025. Elbasani kaloi nga +1.168 në vetëm -463, ndërsa Vlora nga +52 në -607 gjatë të njëjtës periudhë.
Edhe qarqet që historikisht kanë pasur tregues negativë po përjetojnë përkeqësim të mëtejshëm. Korça dhe Vlora vijojnë prej një dekade të regjistrojnë më shumë vdekje sesa lindje. Korça, që në vitin 2015 regjistronte vetëm -29, arriti në -1.143 në vitin 2025, duke u kthyer në qarkun me tkurrjen më të fortë natyrore në vend. Gjirokastra vijon prej vitesh të mbetet në territor negativ, ndërsa Berati dhe Shkodra kanë humbur gradualisht balancën pozitive që kishin një dekadë më parë.
Në të kundërt, Tirana po ndjek një trajektore krejt tjetër nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Kryeqyteti jo vetëm ruan bilanc pozitiv, por ka rritur ndjeshëm diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve. Në vitin 2025, Tirana regjistroi shtesë natyrore prej 5.383 personash, niveli më i lartë i regjistruar në vend. Kjo lidhet me përqendrimin e popullsisë, lëvizjen e brendshme drejt kryeqytetit dhe faktin që pjesa më e madhe e çifteve të reja po zhvendosen aty.
Ekspertët e lidhin këtë transformim demografik me emigracionin masiv, plakjen e popullsisë, rënien e martesave dhe uljen e numrit të familjeve të reja. Në shumë qarqe, largimi i të rinjve ka sjellë tkurrje të lindjeve dhe rritje të peshës së moshave të treta, duke bërë që bilanci natyror të përkeqësohet vit pas viti.
Pencabligil: Garancia sovrane lehtëson kreditimin e biznesit të vogël e të mesëm
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) mbeten në qendër të nismës së re kombëtare për rritjen e aksesit në financim, të nënshkruar sot në Tiranë mes......
Rama: Dyfishim i kapacitetit financues të ekonomisë, kreditë e këqija ranë në nivele të papërfillshme
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dyfishimi i kapacitetit financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë tregon qartësisht me fakte se ekonomia është......
Nisma për financimin e SME-ve dhe fermerëve - Sejko: 907 miliardë lekë kredi për sektorin privat
Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të......
Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të cilat......
Hartat kadastrale drejt digjitalizimit - ASHK: Nis faza teknike, shërbimet me ndërhyrje në hartë pezullohen përkohësisht
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur nisjen e fazës teknike për digjitalizimin e hartave kadastrale fizike, një proces i rëndësishëm që synon......
“13 mijë pensionistë që punojnë, përjashtim nga kontributet” - Propozimi/Të mos paguajnë detyrime për një periudhë 4-vjeçare
Pensionistët, të cilët gëzojnë pensionin, por vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës, duhet të përjashtohen përkohësisht nga kontributet. Kjo është nisma......
Vijojnë investimet në kullim-ujitje/ MBZHR: Përfundojnë punimet në kanalin K-1 në Kurbin
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon investimet në sistemin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, si për ndërtimin e veprave të reja, ashtu......
Nis rimbursimi i tatimit të mbipaguar për mbi 3 mijë individë deklarues të DIVA 2025!
Administrata Tatimore ka nisur procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave......


