Konsumojmë më pak se gjysma e europianit/ Indeksi i konsumit individual, renditemi në fund të Europës dhe rajonit

Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2024, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Kjo shifer nuk ka ndryshuar nge nga vitit pararendes, ku serish konsumi mbi fuqine blerese mbante kete shifer. Kështu, Shqipëria vijon të jetë sërish vendi i fundit në Europë në këtë drejtim. Madje, mund të themi se paraqitet më keq edhe se disa vende të rajonit. Edhe pse renditemi në fund të vendeve të Europës, duket se Shqipëria e ka ngushtuar me 2 pikë përqindje hendekun me Europën sa i përket një prej indikatorëve më të rëndësishëm të mirëqënies, pra konsumit.
Në vitin 2024, nivelet e konsumit aktual individual në BE treguan dallime të konsiderueshme. E përdorur si masë e mirëqenies materiale të familjeve, konsumi individual për frymë i shprehur në standartete e fuqisë blerëse varionte nga 41% në 141% të mesatares së BE-së. Të dhënat tregojnë se konsumi aktual për frymë në vendin tonë është 2.4 herë më i vogël se ai i një europiani mesatar, një italiani ose një francezi përshembull. Konsumi aktual individual është ndoshta indikatori më i saktë i mirëqënies, pasi shprehet në standardin e fuqisë blerëse, pra i standardizuar sipas nivelit të secilit vend.
Ashtu si në vitet e mëparshme, Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të konsumit individual për frymë në BE me 41% mbi mesataren, e ndjekur nga Norvegjia me 24% mbi mesataren dhe Hollanda e Gjermania me 20 % dhe 18% mbi mesataren. Në vitin 2024, 12 vende të Europës regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së.
Por si paraqitet kosumi i një shqiptari, krahasuar me atë të një qytetari nga Luksemburgu? Krahasuar me vende si Luksemburgu, një shqiptar konsumon thuajse 3.4 herë më pak, mesatarisht.
Në nivel rajoni, në vend të fundit ndërkohë qëndron Shqipëria bashkë me Bosnje Hercegovinën me të njejtin nivel konsumi. Malazezët duket të jenë ata që jetojnë më mirë në rajon, me konsumin individual sa 68% e një europiani mesatar. Ndërkohë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë këtë tregues sa 56 % dhe 49% e një europiani mesatar.
‘Scan Intel’ ka analizuar edhe një tregues tjetër i cili lidhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë në vendet e Europës, por edhe të rajonit. Shqipëria renditet në vendin e parafundit edhe për këtë tregues, duke pasur një renditje jo edhe aq pozitive edhe në këtë aspekt.
Live TV
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......



