Kina na gjendet pranë në “ditë të vështira”/ Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2024. Eksportet në krizë për shkak të euros
Tregtia e jashtme ka regjistruar një rënie vjetore mjaft të lartë gjatë vitit të kaluar, tregojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. “Scan Intel” ka analizuar me imtësi shifrat zyrtare për të kuptuar ecurinë e vëllimeve tregtare gjatë vitit të kaluar, në import, eksport dhe sipas vendeve. Fillimisht e ndalim fokusin te analiza e eksporteve duke qenë se përgjatë vitit 2024 janë zhvlerësuar ndjeshëm si pasojë e nënçmimit të monedhës së përbashkët europiane.
Gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me 15.4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 mld lekë, duke u rritur me 2.5%. Kështu, deficiti tregtar arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20.7%, krahasuar me vitin 2023.
Grupet që patën ndikimin më të madh negativ në uljen vjetore të eksporteve ishin “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 5.3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 4.8 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 4.1 pikë përqindje.
Nëse do të analizonim ndryshimin vjetor të eksporteve sipas grupeve kryesore të dhënat thonë se rënien më të madhe në vlerë e kanë patur mineralet dhe lëndët djegëse me 24.7%. Ndërkohë, me rënie të theksuar vihen re grupet e tekstileve, vlera që reflektojnë krizën në sektorin e fasoneve. Grupi i lëkurës ra me 22.3%, ndërsa tekstile dhe këpucë patën një rënie të vlerës së eksportit prej 16.8%.
Cilat vende “braktisën” produktet shqiptare?
Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më pare ishin Italia me 13.9%, Kosova me 9.8% dhe Greqia me 18.2%. Nga ana tjetër, Kina duket se ka qenë mbështetja e eksporteve shqiptare. Rritja e eksporteve me këtë vend vlerësohet në 3.5%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.9 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 1.2 pikë përqindje.
Por si paraqitet ndryshimi vjetor i grupeve kryesore në drejtim të importeve?
Rënien më të madhe e regjistrojnë tekstilet dhe lëndët djegëse, ndërkohë me rritje paraqiten makineritë dhe pjesët e këmbimit me 11.9% pasuar nga ushqimet me 7.1% dhe produktet kimike e plastike.
Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më pare ishin Kina, Turqia dhe Greqia.
Sondazh

Deklarimi i DIVA/ Kush përfiton kompensim për fëmijët? - 48 mijë lekë për çdo të mitur. Pritet udhëzimi i Financave për formularët
31 marsi është afati i fundit për të punësuarit me të ardhura bruto mbi 1 mijë euro në muaj apo të ardhura vjetore 12 mijë euro në vit si dhe për të dy......

Analiza/ Çfarë janë DATACENTER, biznesi multimilionësh që mund të vijë edhe në Shqipëri?
Nga Kreshnik KUÇAJ/ DATAROOM Pandemia COVID-19 dha disa leksione të rëndësishme për bizneset lidhur me nevojën për internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm,......

Në 2024 u zhdoganuan mbi 100 mijë automjete - Ardis Biba: Nuk po vijnë vetëm për tregun vendas, por edhe për rajonin
Viti që lamë pas shënoi një rekord për sa i përket automjeteve të importuara nga Lindja e Largët. Nga gati 100 mijë automjete të regjistruara, rreth 18.5% e......

Greqia, 223 mln euro për sistemet e ngrohjes - Programi mbulon pjesërisht shpenzimet për familjet
Qeveria greke ka shpallur një program të ri mbështetjeje prej 223.2 milionë eurosh për të lehtësuar përdorimin e sistemeve të gjelbra të ngrohjes për......

Importi i farave në bujqësi, përcaktohen rregullat e reja - Kriteret për regjistrimin në Katalogun Kombëtar, rastet kur lejohen OMGJ-të
Qeveria ka forcuar rregullat sa i takon importit të farave për produkte të ndryshme që kultivohen në vend. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjit......

Tregu i lirë, çmimet e energjisë për 2025-ën - FTL miraton tarifat për tensionin 10 kV, kontrata 1-vjeçare për bizneset
Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE group ka miratuar tarifat që do të aplikojë për klientët në tension 10kV, që kanë dalë në tregun e liberalizuar të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht pasi ka humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë sipas......

Puna.gov.al, mbi 5000 vende të lira - Mundësi të reja për trajnim e integrim të të rinjve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ofron 5352 oferta punësimi për të gjithë punëkërkuesit e papunë, për të marrë një profesion të ri apo për të......