Analiza Postuar më 18 Korrik 2025, 12:17

Kina forcon pozitat në tregtinë shqiptare/ Bashkë me Arabinë Saudite kanë rritjen më të lartë të importeve në gjysmën e vitit

Nga Xhorxhina Deda

Kina forcon pozitat në tregtinë shqiptare/ Bashkë me Arabinë

Importet shqiptare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë reflektuar lëvizjet e rëndësishme në strukturën e partnerëve kryesorë dhe mallrave të importuara. Kina është ngjitur si një nga shtyllat kryesore të rëndësishme për tregtinë shqiptare, duke zënë vendin e dytë pas Italisë si partneri më i madh në importe.

Kina është shfaqur si partneri me ritmin më të lartë të rritjes në tregtinë e jashtme të Shqipërisë. Me një rritje vjetore prej 25.2%, ajo zë 12.3% të totalit të importeve.

Ndërkohë, Italia mbetet partneri kryesor me 21.7% të importit, pavarësisht se ka pësuar një rënie prej 2.5% në krahasim me periudhën e një viti më parë. Rënie kanë shënuar edhe disa nga partnerët tradicionalë si Turqia me 18.3%, SHBA me 15.1% dhe Koreja e Jugut me 15.8%, ndërkohë që Kina ka një trend të qëndrueshëm duke u rritur muaj pas muaji, duke thelluar ndikimin e saj në importe. Në muajin qershor të këtij viti, vendi më të cilin Shqipëria kishte rritjen më të madhe të importeve ishte pikërisht Kina.

Arabia Saudite po ashtu renditet ndër partnerët kryesore duke shënuar edhe rritjen më të lartë prej 65.4%.

Por çfarë produktesh marrin nga Kina?

Importet nga Kina për gjysmën e parë të viti paraqesin një gamë gjerë të produkteve, ku kryesojnë bolierët, makineritë dhe pajisjet elektrike, mjetet e transportit, giza dhe çeliku e mobileritë.

Në një kohë kur disa partnerë europianë dhe rajonalë po humbasin terrenin, Kina po fiton më shumë peshë në totalin e importeve, duke reflektuar një orientim të ri të tregtisë së jashtme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat