Analiza Postuar më 12 Dhjetor 2024, 11:20

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti i BEI: Rritja e huadhënies në Shqipëri shtrëngoi kushtet e ofertës së bankave

Nga Armela Duka

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti

Rezultatet e anketës së Huadhënies për Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore publikuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) tregojnë se në gjashtë muajt e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për kredi. Kjo rritje ishte më e lartë se mesatarja rajonale dhe një prirje e ngjashme pritet edhe në gjashtë muajt e ardhshëm.

Një ndër arsyet kryesore të rritjes së kërkesës për kredi është nevoja për inventar dhe kapital qarkullues, së bashku me perspektivat pozitive në tregun e banesave. Këta faktorë kanë kontribuar në një prirje të përgjithshme pozitive, ndërkohë që segmenti i familjeve pritet të mbetet forca shtytëse për kërkesën për kredi gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, kjo rritje e nivelit të kreditimit ka ardhur së bashku me shtrëngimin e kushteve të ofertës, duke reflektuar një qëndrim më konservator të bankave në raport me kredidhënien. Ndërkohë, likuiditeti dhe cilësia e kredisë janë përmirësuar ndjeshëm, dhe këto tregues janë në rrugë të mbarë për të vijuar këtë trend pozitiv.

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti

Nga ana tjetër, 67% e grupeve bankare ndërkombëtare që operojnë në Evropën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) e shohin tregun shqiptar si një mundësi me potencial mesatar dhe 33% e tyre e perceptojnë si një treg me potencial të lartë. Megjithatë, të gjitha këto grupe raportojnë fitime më të ulëta nga degët e tyre lokale në Shqipëri krahasuar me operacionet e tyre globale.Ky këndvështrim mbetet i pandryshuar krahasuar me raundin e mëparshëm të sondazhit.

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti

Po ashtu janë raportuar përmirësime edhe në cilësinë e kredisë. Konkretisht, raporti i kredive me probleme ka shënuar rënie, duke treguar një përmirësim të cilësisë së huadhënies si në segmentin e familjeve  ashtu edhe në atë korporativ. Ky trend pozitiv në cilësinë e kredisë pritet të vazhdojë edhe në vijim, duke forcuar më tej qëndrueshmërinë financiare të sistemit bankar shqiptar. Sipas anketës së analizuar më lart konkludojmë se përmirësimi i likuiditetit, cilësisë së kredisë dhe aksesi në financime ofrojnë një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit bankar.

Shqipëria 12 Dhjetor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...