Karburantet “udhëheqin” konsumin/ Shitjet me pakicë rriten me 7% në fillim të vitit 2025
Në tre muajt e parë të vitit 2025, volumi i shitjeve me pakicë në Shqipëri u rrit me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregtia ka shfaqur një ritëm pozitiv edhe krahasuar me fundin e vitit të kaluar, me një rritje prej 1.4% të shitjeve të përshtatura për sezonalitetin.
Rritja është ndjerë si në artikujt e përditshëm, edhe në ata jo ushqimorë, por më i fortë ka qenë ndikimi nga tregtia e karburanteve, ku shitjet u rritën me 13.2% krahasuar me tremujorin e parë 2024.
Nëse përjashtojmë karburantet, shitjet me pakicë janë rritur me 4.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa nga tremujori i fundit i 2024, rritja ka qenë 1.7%. Nga ana tjetër, shitjet e karburanteve të përshtatura për sezonalitet kanë shënuar një rënie të lehtë prej 0.3%.
Nëse shikojmë ndarjen sipas grupeve, rritjen vjetore e kanë ndikuar më shumë tre kategori kryesore. Tregtia e karburanteve kontribuoi me 3.2 pikë përqindje në totalin e rritjes, artikujt jo-ushqimorë me 2.4 pikë dhe kategoria e ushqimeve, pijeve dhe duhanit me 1.4 pikë përqindje.
Këto të dhëna tregojnë një ecuri pozitive të konsumit në ekonomi si pasojë e turizmit, veçanërisht në sektorët që lidhen me shpenzimet bazë, por edhe me konsumin e mallrave të zakonshëm për qytetarët. Rritja e vazhdueshme e tregtisë me pakicë shihet shpesh si një sinjal i shëndetshëm për ekonominë, veçanërisht në një periudhë me sfida të shumta si rritja e çmimeve apo pasiguria globale.

Kondicionerët, “shpëtimi” i të nxehtit?- “Bum” importesh, mbi 3 miliardë lekë në 5 muaj
Teksa po përballemi me ditët e nxehta të verës, zgjidhja më e shpejtë dhe e përdorur nga qytetarët janë kondicionerët. Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e......

Kroacia, 100% energji e gjelbër deri në 2030 - Studimi: Mbi 12 miliardë euro nevojiten për të arritur objektivin
Kroacia mund të përdorë vetëm energjinë elektrike të rinovueshme për të plotësuar nevojat e saj deri në vitin 2030, sipas Greenpeace. Organizata prezantoi në......

Grante bizneseve të grupeve në nevojë - Miratohet skema e re e mbështetjes, fondi 16 milionë lekë
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore “Mbështetje për incentiva të reja për grupet në nevojë”, i botuar në Fletoren......

Në Shqipëri hapen 44 biznese në ditë/ Ndërtimi dhe transporti patën zgjerimin më të madh përgjatë vitit 2024
Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri (përjashtuar fermerët) arriti në 132,172, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me një......

Shqiptarët “mbushin” boshllëqet demografike të Italisë - Jetojnë 417 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe në Lombardi dhe Toscana
Në Itali jetojnë dhe punojnë rreth 417 mijë shtetas shqiptarë sipas rezultateve të censit që është publikuar 1 vit më parë. Shifër që përfaqëson vetëm ata......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Rikuperojnë monedhat e huaja!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave ka pasur një rritje dhe një rikuperim të lehtë këtë mëngjes në raport me dje duke u blerë sot......

10 mln euro garanci sovrane për kreditimin e bujqësisë - Ndryshon buxheti 2025, 5.5 milionë euro kalojnë tek skema e investimeve
Qeveria ka vënë në dispozicion shumën prej 10 milionë eurosh në formën e garancisë sovrane në mënyrë që bizneset në sektorin bujqësor të mund të marrin kredi......

Nafta dhe gazi, asetet strategjike të Iranit - Roli i SHBA-së dhe Kinës në eksportet e Teheranit
Irani, prodhuesi i tretë më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, nxjerr rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë, ose rreth 3% të prodhimit......