Kafeja, me rekordin e tretë më të lartë në nëntor/ Përgatitjet për sezonin festiv rritën importet
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor të këtij viti pasqyrojnë zhvillime të rëndësishme lidhur me importin e disa kategorive të produkteve, duke përfshirë një rritje të dukshme në kapitullin "kafe, çaj dhe erëza." Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ky kapitull ka regjistruar nivele rekord importi gjatë vitit 2024, duke shënuar vlerën më të lartë historike në muajin maj, të ndjekur nga korriku dhe nëntori. Këto rezultate vijnë pas një analize të detajuar të të dhënave, të kryer nga "Scan Intel," që përfshin periudhën që nga janari i vitit 2005 deri në nëntor të vitit 2024.
Konkretisht, importi i kafes në maj 2024 arriti në 651 milionë lekë, një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u pozicionuar si vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë produkt. Pas tij vjen korriku, ku importet për këtë kategori arritën në 579 milionë lekë, një rritje prej 37.2% në raport me korrikun e vitit 2023. Nëntori, i cili shënoi rekordin e tretë, arriti një vlerë importi prej 576 milionë lekë, duke reflektuar një rritje prej 48% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur vlera ishte 389 milionë lekë.
Për periudhën 11-mujore të vitit, totali i importit për kategorinë "kafe, çaj dhe erëza" ka arritur në 50.6 miliardë lekë, nga 48.5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Është e rëndësishme të theksohet se kafeja mbetet elementi dominues në këtë grup produktesh, duke patur një peshë të konsiderueshme në vlerën totale.
Por cilat mund të jenë arsyet e rritjes së importit për kategorinë “ kafe, çaj dhe erëza" muajt e fundit? Tradicionalisht, muajt e ftohtë të dimrit shoqërohen me një rritje të konsumit të produkteve si kafeja dhe çaji. Nëntori, përveç këtyre prirjeve, është i ndikuar edhe nga përgatitjet për sezonin festiv, kur kërkesa për produkte të tilla rritet ndjeshëm. Këto faktorë, së bashku me dinamikat e tregut dhe rritjen e konsumit, mund të kenë kontribuar në rritjen e importit për këtë kategori.
Sondazh

Stabilizimi i ekonomisë në Turqi, bie inflacioni - Lira turke, në nivelet më të ulëta kundrejt dollarit
Inflacioni vjetor në Turqi ra në 44.38% në dhjetor, ndërsa rritja e çmimeve erdhi në sektorët e arsimit dhe banesave. Lira turke pati luhatje të vogla, duke......

“Makina s’do përdoret çdo ditë” - Masa në Shqipëri brenda 2025-ës, drafti: Kufizimi, sipas targave të automjeteve
Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e......

Europol demaskon rrjetin e qindra ofruesve të paligjshëm të transmetimeve sportive!
Operacioni përfshiu 15 vende, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Rumaninë, Suedinë, Zvicrën dhe MB. Një operacion......

Si ka nisur ky vit për valutat kryesore në tregun vendas?!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi pikë nga viti që lamë pas teksa është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar......

Korrupsioni me tenderë - Marrëveshja për parandalimin: Hetime të thelluara dhe masa për shkelësit
Parandalimi i korrupsionit në procedurat tenderuese është në fokus të një Memorandumi Bashkëpunimi të nënshkruar mes Agjencisë së Prokurimit Publik dhe......

Tatimet, afat të ri për deklarimin e të ardhurave personale - DIVA, ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë, gjobë pë rata që nuk deklarojnë
Tatimet kanë vendosur kushte dhe afate të reja për deklarimin e të ardhurave personale. Këtë vit, duhet të bëjnë deklarimin të gjithë ata individë, të cilët......

‘Revolucioni’ tek financat, risitë dhe transformimet e 2025 - SEPA, open banking, rregullimi i kreditimit dhe sistemi ‘bonus malus’
Sektori bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregu i sigurimeve do të jenë në një proces të thellë transformues......

‘Po dëmtohet BE’ - Sllovakia ‘kërcënon’ Ukrainën - Paralajmëron masa ndëshkuese pas ndërprerjes së gazit rus
Sllovakia ka paralajmëruar masa hakmarrëse ndaj Ukrainës pas ndërprerjes së gazit rus nëpërmjet territorit të saj. Qeveria sllovake ka theksuar se ky vendim......